
A duhen vaksinuar kundër COVID-19 fëmijët nën 18 vjeç? Ja këshilla e mjekut Ilir Alimehmeti
I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24, mjeku Ilir Alimehmeti foli mbi zgjatjen e imunitetit tek personat që e kanë bërë vaksinën anti-COVID, por edhe nëse fëmijët nën 18-vjec duhet t’i nënshtrohen këtij procesi.
Sipas tij, rreziku nga Covid-19 për personat deri në 30 vjeç është tejet i ulët. Ai shprehet se, sipas të dhënave zyrtare të Anglisë, tek personat nën 18-vjeç ka pasur vetëm 25 vdekje në të gjithë Britaninë e Madhe.
Rrjedhimisht ai pohon se vaksina është fakultative. Këshilla e tij është që fëmijët të mos vaksinohen, pasi risku që ata të kalojnë në fatalitet nga Covid-19 është tepër i ulët.
Leave a Reply