Rritja e aftësisë advokuese të nxënësve – ACFEP në tri shkolla në Durrës
Në shtator të vitit të 2018, organizata Albanian Center for European Policies (ACFEP) nisi zbatimin e projektit ‘Përfshirja e nxënësve në politikat vendore për infrastrukturën në shkollat e mesme’, një projekt i cili u zbatua në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendorë (ReLOaD), i financuar nga Bashkimi Europian dhe implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
Objektivi kryesor i këtij projekti ishte rritja e aftësisë advokuse të nxënësve për përmirësimin e infrastrukturës në shkollat e tyre.
Projekti zgjati 10 muaj dhe kishte si qëllim përfshirjen e nxënësve në evidentimin dhe zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës në tre shkollat e Bashkisë së Durrësit, gjimnazin ‘Dom Nikoll Kaçorri’, gjimnazin ‘Manëz’ dhe shkollën 9-vjeçare ‘Njasi Mastori’ në Sukth të Ri.
Në fazën e parë të projektit u zhvilluan aktivitete për trajinimin dhe ngritjen e kapaciteteve të nxënësve në lidhje me aftësitë e tyre advokuese dhe për përgatitjen e projekt propozimeve duke ndjekur standartet dhe formatet e kërkuara nga donatorët ndërkombëtarë si Bashkimi Evropian dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara. Ndër temat e kryesore të trajnimit mund të përmënden “pjesëmarrja qytetare në vendimmarrje” “si të kuptojmë dhe planifikojmë buxhetin e bashkisë”, “pushteti vendor, roli dhe përgjegjësitë”, “advokimi në pushtetin vendor” si dhe një trajnim përmbyllës mbi hartimin e projekteve.
Nxënësit nga secila shkollë e targetuar përgatitën disa projekt propozime mbi problematikat e indentifikuara prej tyre si dhe aktivitetet që duhet të ndërrmerreshin për të adresuar këto problematika. Ndër shqetësimet kryesore të evidentuara nga nxënësit mund të rendisim nevojat për hapsira dhe kënde sportive në ambientet e shkollës, mungesa e laboratorëve për lëndët e kimisë dhe biologjisë, paisjet e laboratorëve të informatikës jo funksional etj. Ndër projekt propozimet e hartura nga nxënësit u përzgjodhën 2 projekte fituese në secilën shkollë. 1 projekt nga secila shkollë u implementua me fondet e Programit “Reload”, ndërsa projektet e tjera u paraqitën pranë Bashkisë Durrës në mënyrë që ky institucion, në bazë të disponueshmërisë së fondeve, ti financojë këto projekte.
Në shkollën “Dom Nikollë Kaçorri” projekti Reload financoi blejren e paisjeve të nevojshme për laboratorin e bio-kimisë. Në shkollën e mesme “Manëz” u financua paisja e laboratorit të informatikës ndërsa në shkollën “Njasi Mastori” u realizua lyerja e fasadës së jashtme të shkollës.
Përpos benefiteve materiale që shkollat përfituan fal këtij projekti, nxënësit mësuan të bashkëpunonin me njëri tjetrin dhe të ngrenjë zërin dhe të formulojnë projekt-propozime konkrete për problematikat që i shqetësojnë, jo vetëm në shkollat e tyre por dhe në komunitet dhe më gjerë.

Leave a Reply