Nga se shkaktohen dhimbjet gjatë urinimit te meshkujt?
Një sërë shkaqesh mund të çojnë në urinim të dhimbshëm te meshkujt. Disa nga këto shkaqe janë:
- Infeksione të traktit urinar: përfshirë fshikëzën e urinës dhe uretrën.
- Infeksione seksualisht të transmetueshme, si klamidia, gonorrea dhe herpesi.
- Prostatiti (kur inflamohet gjëndra e prostatës).
- Problemet me veshkat (si infeksioni ose gurët në veshka)
- Reaksioni ndaj sapunëve, parfumeve ose produkte të tjera të kujdesit personal
Nëse keni dhimbje ose ndjesi djegie kur urinoni, bëni një vizitë te mjeku. Kjo është e vetmja mënyrë për të zbuluar shkakun, kështu do të merrni edhe trajtimin e duhur.
Burimi: Planned Parenthood / JoTabu.al

Leave a Reply