Si të humb virgjërinë pa dhembje?
Përshëndetje! Jam një vajzë 22 vjeç, jam e fejuar dhe po mundohem të humb virgjërinë, por kam shumë dhembje. Çfarë më sugjeroni të përdor që të kem më pak dhembje?
Përgjigjet Babeta Rexhepi, kryeinfermiere në Kujdesin Parësor Shëndetësor Nikël.
Procesi i humbjes së virgjërisë konsiston në çarjen e himenit (cipës së virgjërisë) gjatë kryerjes së kontaktit seksual. Dhe është normale që në herën e parë të ndjeni dhembje, e cila mund të jetë e shoqëruar me dhe pa gjakderdhje, që mund të çojnë dhe në kontraktime të vullnetshme ose të pavullnetshme të muskujve. Kjo nuk do ndodhë në vazhdimësi, ndaj nuk duhet të jeni të frikësuar. Dhembja ndonjëherë ka dhe bazë psikologjike (presioni se si do shkojë, ndryshimet që do pësosh, si do dukesh në syrin e partnerit, etj). Në mënyrë që ta kaloni në mënyrë natyrale, është shumë e rëndësishme të përgatisësh veten për këtë proces, si dhe të flisni me partnerin për ndjenjat dhe frikën, dhe të dy së bashku të gjeni mënyrën e duhur për të kaluar së bashku këtë tension e për ta kaluar këtë fazë jo si diçka e frikshme në jetën tuaj, por si një eksperiencë e paharrueshme./ JoTabu.al

Leave a Reply