Dieta ushqimore duhet përzgjedhur gjatë menstruacioneve?
Po dieta ushqimore bën mirë të përzgjidhet gjatë menstruacioneve. Arsyeja kryesore e dhimbjeve mund të jetë edhe mungesa e vitaminave, mineraleve dhe karbohidrateve, prandaj këshillohet që ushqimi te jetë sa më i përzgjedhur, dhe këshillohet të përdoren këto ushqime:
– Përdorimi i sa më shumë karbohidrateve komplekse, gjenden kryesisht tek farerat e pasura me fibra si; thjerrëza, fasulja, fenugreek (hilba), mashurkat , turmus (Lupin), etj.
-Përdorimi i perimeve me gjethe jeshile si; spinaqi, sallatë jeshile, lakërishtë (ëatercress), mëllagë, lakër, lule lakër. Këto perime është mirë që të konsumohen më shumë të paziera.
– Prodhimet e detit.
– Burimet e vitaminës E; vaji i ullirit, gruri, veza, patatja, lajthitë, etj.
Ushqimet që nuk duhen konsumuar gjatë mestruacioneve
– Rekomandohet mos konsumimi i pijeve dhe ushqimeve që përmbajnë kafeinë.
– Pakësimi i konsumimit të sheqerit të bardhë dhe ëmbëlsirat e shpejta.
– Pakësimi i kripës dhe ushqimet me shumë kripë në pergjithësi.
– Pakësimi i konsumimit të mishit të kuq.

Leave a Reply