A e kanë parim virgjërinë të rinjtë shqiptarë? Ja ç’rrëfejnë për Jo Tabu
D. Xh është 16 vjeç dhe studion në një gjimnaz të përgjithshëm në Tiranë. Teksa e pyesim për raportin e tij me femrat, pranon se është lidhur që 12 vjeç.
Çfarë raporti ke me prindërit, flet më ta për gjëra të tuat shumë personale, si marrëdhënia me vajzat për shembull?
Me mamin jo, ndërsa me babin deri diku.
Ke pasur lidhje me vajzat? Nëse po, kur ka qenë lidhja e parë?
Po. Lidhjen e parë e kam pasur 12 vjeç edhe aktualisht jam i lidhur me 3 vajza.
Është hera e parë që po del me 3 vajza njëkohësisht apo gjithmonë kështu bën?
Jo, kam dalë dhe vetëm me një, por zakonisht 2, 3, ka ndodhur dhe 4 njëkohësisht.
Si ja bën?
Po dal me radhë, njëherë më njërën një herë më tjetrën.
Çfarë moshe kanë ato?
15,14, 14.
Sa zgjasin zakonisht lidhjet tuaja?
Se di, varet nga personi. Por, lidhja më e shkurtër që kam pasur ka qenë 3 ditë dhe lidhja më e gjatë 8 muaj.
Po kontaktin e parë seksual?
Para tre javësh.
Sa kohë kishe më këtë vajzë?
E njihja prej kohësh, por të lidhur kishim 2 muaj.
Je lidhur ndonjëherë më vajza më të mëdha?
Po. 2- 3 vite më të mëdha, por që është më mirë me moshatare ose me më të vogla, sepse i komandon, ndërsa vajzat më të mëdha në moshë, jo. Dua ta mësoj unë, jo të me mësojë ajo mua.
Përdorni metoda mbrojtëse?
Po, gjithmonë.
A mendon se është normale të lidhesh në këtë moshë dhe të kesh kaq shumë partnere?
Gjë e mirë nuk është, por aty nga mosha 17-18 ndoshta do ishte idealja.
Ti kur lidhesh me një vajzë, ke tendencë për të gjetur një që nuk ka pasur eksperienca të mëparshme, apo se ke problem këtë pjesë?
Që s’kanë qenë të lidhura normalisht, por që sot nuk ka goca që nuk kanë qenë të lidhura.
Do shkoje me një femër që e njeh rastësisht?
Po, pse jo!
Çfarë mendimi ke për vigjërinë?
Mendoj se duhet vlerësuar, por se di a ka vajza të virgjëra sot.
Vajza me të cilën t’i do vendosësh të kalosh jetën, duhet të jetë e virgjër, apo se ke problem?
Sigurisht, e kam parim, duhet të jetë e virgjër.

Leave a Reply