Jeta seksuale e adoleshentëve, me dhjetëra partnere në pak vite
A.L është 15 vjeç dhe studion në një shkollë private në Tiranë. Lindur dhe rritur po këtu, ai është djali më i vogël i familjes, dhe si i tillë më edhe më përkëdheluri. Teksa e pyesim për jetën e tij, marrëdhënien me familjen, shokët, shkollën, pasionin për muzikën nuk ngurron të na tregojë dhe lidhjet e tij me vajza.
Ndonëse 15 vjeç, ai na tregon që gjatë këtyre viteve (4) pra në moshën 11 vjeç, kur është shoqëruar dhe për herë të parë me një vajzë, ka kaluar rreth 40 lidhje të njëpasnjëshme. A është kjo normale?! “Pak a shumë kaq lidhje kanë të gjithë, minimum 25-30”.
Ke qenë ndonjëherë i lidhur me ndonjë vajzë, ose të ka pëlqyer ndonjëra?
Po, kam qenë dhe jam.
Në çfarë moshe?
Lidhjen e parë e kam pasur 11 vjeç
Sa lidhje ke pasur që nga ajo kohë?
Rreth 40 ose më shumë. Jo të gjitha kanë qenë lidhje që kanë zgjatur, kam patur dhe lidhje një ditore, ose një javë, deri tek më e gjata që ka zgjatur 8 muaj.
Po kontaktin e parë seksual?
Kur isha 13 veç, në tualetin e shkollës.
Sa vjeç ishte vajza?
Edhe ajo ishte 13 vjeç sa unë.
A i njihni dhe përdorni metodat mbrojtëse?
Po, i njohim dhe përdorim. Jo gjithmonë kuptohet, por i përdorim.
Si i krijoni lidhjet me vajzat? Ku i njihni ato?
Në lagje, shkollë, me shoqëri të përbashkët, rrjetet sociale, etj.
Thua që ke pasur 40 partnere dhe jo në çdo rast i keni përdorur metodat mbrojtëse. A keni frikë nga infeksionet seksualisht të transmetueshme apo “gabime” të tjera?
Nuk shkojmë aq larg me të gjitha.
Flet më prindërit për gjërat personale apo tema të tilla si shëndeti seksual?
Jo, asnjëherë! As nuk na flasin, por dhe nëse do e bënin, mendoj se do u shmangesha temave të tilla.

Leave a Reply