Skandali i nuseve minorene në Shqipëri po bën ‘zhurmë’ dhe jashtë kufinjve?
Skandali i martesave të vajzave minorene është fenomen ekzistues edhe në ditët e sotme në zona të thella në Shqipëri. Media italiane “Le Iene” ka denoncuar një rast të tillë në një zonë të thellë të Librazhdit. Në video bëhet fjalë për Margaritën. Ajo është 13 vjeçe por e detyruar të jetë një grua sepse familja ia ka premtuar për bashkëshorte një djali shumë më të madh në moshë, 25 vjeçarit të quajtur Alfred.
Është bërë një marrëveshje për të ardhmen e saj të cilën ajo s’mund ta ndërrojë. Margarita nuk është e para, pasi në Shqipëri ka shumë raste të tilla, ka shumë gra minorene, sa gjendja është alarmante. Për të kuptuar më shumë rreth këtij problemi, tashmë të njohur dhe nga të huajt, gazetari italian erdhi në Shqipëri, në fshatin e Margaritës, që është 90 kilometra larg Tiranës, në Polis Sheh.
Në reportazh duket vendi malor ku jeton Margarita, një fshati shumë i izoluar. Ata shkojnë përballë shkollës së vajzës por ajo nuk është aty. Dhe ato pak nxënës që janë fshihen sepse nuk janë mësuar të shohin njerëz të huaj. Kjo zonë e izoluar ka shumë vështirësi për banorët dhe fëmiljët. Shkolla braktiset sepse fëmijëve iu duhet një orë për të shkuar dhe një orë për t’u kthyer.
Sipas xhaxhait, babai i Mrgaritës e fejoi sepsi “kishte frikë se mos i mbetet në derë”. Ligji i mbron minorenet por tradita është më e fortë se ligji në disa zona. Përmes dhive dhe gurëve shkojmë ne fshatin e vajzës. Në shtëpinë e saj shihen kushtet mjerane në të cilat jetojnë.
Pyetja për babain e Margaritës: A nuk është e vogël vajza për të marrë një impenjim kaq të madh? “Po në fak është shumë e vogël, në fillim presim të mbarojë shkollën pastaj ta martojmë”, thotë ai.
Gazetari: Po vajza jote ka qenë një natë atje vetëm me të, nuk mendon se është shumë e re?
Babai i vajzës: Ka qenë vetëm një natë për të njohur familjen e tij.
Gazetari: Kur u martove kush e ka zgjedhur nusen për ty?
Babai i vajzës: Babai im.
Gazetari: Gjithmonë babai duhet ta gjejë nusen?
Babai i vajzës: Jo gjithmonë por kështu ka ndodhur edhe me vajzat e tjera.
Gazetari: Vajza tjetër kur u martua?
Babai i vajzës: 14/15 vjeç?
Gazetari: Mendon se është e drejtë ta martosh në këtë moshë?
Babai i vajzës: Donte vetë vajza. Ato të dy e pëlqejnë njëri tjetrin edhe pse janë të rinj.
Gazetari: Në asnjë vend të botës, prindi nuk e lë vajzën që të martohet 13 vjeç.
Babai i vajzës: Ai nuk e merr në shtëpi kaq të vogël
Gazetari: Por e ka prenotuar, kështuqë ai do të matohet me këtë vajzë. Edhe pse goca thotë po baba jam e dashurruar me këtë djalë, prandaj janë prindërit që të vendosin nëse është e drejtë apo jo.
Babai i vajzës: Po çfarë mund të bëj unë nëse kjo është dëshira e saj?
E ëma e vajzës, e cila gjithashtu ka përgjegjësi të madhe si prind i saj, nuk dëshiron që ta komentojë rastin e vajzës para kameras. Me vonë takojnë vajzën dhe djalin. Djali mendon se nuk ka asgjë të keqe të martohesh e re sepse kështu ka ndodhur dhe me motrat e tij. Kurse e mitura Margarita ende nuk e di nëse po bën gjënë e duhur. Ndiqni reportazhin e plotë. https://www.dailymotion.com/video/x5hihgo

Leave a Reply