Profilaktikët, ende tabu për shqiptarët
Edhe pse fushatat e ndërgjegjësimit janë të shumta, ka ende tema të cilat mbeten tabu për shqiptarët.
Një nga këto është edhe përdorimi i kontraceptivëve. Duhet të kuptojmë se përdorimi i tyre na ndihmon të mbrohemi nga infeksionet seksualisht të transmetueshme apo nga shtatzënitë e padëshiruara.
Përdorimi i masave mbrojtëse nuk duhet të shikohet si diçka e turpshme, por duhet të kthehet në një veprim normal si për adoleshentët ashtu edhe për moshat e tjera. Vihet re që te moshat e rritura paragjykimet janë më të shumta.
Kjo është historia e 30-vjeçares nga qyteti i Tiranës, me inicialet N.D. Ajo na rrëfen se ka 10 vite e martuar, por ende ndihet në siklet kur shkon në qendrën shëndetësore për të marrë falas kontraceptivë.
Ndihem e turpëruar kur shkoj në lagje për të marrë kontraceptivë, edhe pse jemi në vitin 2017. Është ende tabu përdorimi i masave mbrojtëse. Bashkëshorti im nuk shkon asnjëherë dhe kjo punë më ka mbetur mua. E njëjta gjë më ndodh edhe në ndërmarrjen ku punoj, shoqet skuqen kur përmendet fjala profilaktik. Më vjen turp t’u tregoj që përdor pilula, por gjithsesi kjo është e vetmja formë për të mbrojtur veten nga shtatzënitë e padëshiruara. Më vjen turp, por kontraceptivi më shpëtoi.

Leave a Reply