Si duhet të ushqeheni para dhe pas vaksinimit COVID-19? Ja çfarë sugjerojnë dietologët
Para dhe pas marrjes së vaksinës, rekomandohet një regjim i shëndetshëm ushqimor për të minimizuar simptomat dhe për të mbrojtur sistemin imunitar.
Shmangni alkoolin para dhe pas vaksinimit
Është shumë e rëndësishme që të shmangni alkoolin pak ditë para dhe pas vaksinimit. Edhe pse disa njerëz mund të mos kenë asnjë efekt anësor ose efekte minimale, të tjerë mund të kenë dobësi, dhimbje koke, dhimbje të muskujve, ethe dhe të vjella, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Edhe një sasi e ulët e alkoolit mund t’ju shkaktojë dehidratim, duke i intensifikuar këto efekte anësore. Dhe, nëse jeni të dehidratuar dhe pak të pirë, nuk do e dalloni reagimin që ka trupi ndaj alkoolit apo vaksinës.
Alkooli dobëson gjithashtu sistemin imunitar dhe ndikon tek gjumi.
Kini kujdes me ushqimet që konsumoni një natë më parë, që të mos ndikojnë tek gjumi
Duke bërë një gjumë të qetë dhe pushuar mjaftueshëm, sistemi imunitar do të funksionojë më së miri ditën tjetër. Ndaj, duhet të konsumoni ushqime të pasura në fibra (fruta, drithëra, thjerrëza, fruta të thata dhe fara) dhe të shmangni ushqimet me shumë yndyrna dhe sheqerna (mishi me dhjamë, produktet e qumështit dhe ëmbëlsirat) pasi ndikojnë direkt në gjumë. Që ushqimi të tretet mirë, përpiquni që të hani të paktën 3 orë para se të flini. Gjithashtu shmangni pijet me kafeinë të paktën gjashtë orë para se të flini.
Qëndroni të mirë-hidratuar
Konsumimi i ujit dhe lëngjeve do t’ju bëjë që të ndiheni mirë si para ashtu edhe pas vaksinimit. Sipas Institutit të Mjekësisë, gratë kanë nevojë për 2.7 litra ujë ose lëngje në ditë (mbi 11 gota uji) dhe burrat kanë nevojë për 3.7 litra (mbi 15 gota uji). Rreth 20% e këtyre lëngjeve vijnë nga suhqimet, megjithatë duhet të konsumoni rreth 8-12 gota uji.
Shmangni ushqimet e përpunuara
Studimet kanë treguar që gjatë pandemisë njerëzit kanë rritur konsumin e ushqimeve të larta në sodium, sheqer i shtuar dhe/ose yndyrnat totale. Konsumimi për një kohë të gjatë i këtyre ushqimeve të përpunuara mund të nxisë informacionin, duke shkaktuar çrregullim të funksionit imunitar.
Në një artikull të publikuar në vitin 2020 në British Journal of Nutrition, shkencëtarët arritën në përfundimin që zakonet e ushqyerjes së shëndetshme janë shumë të rëndësishme për parandalimin e COVID-19. Edhe pse nuk janë publikuar akoma studime mbi efektet e ushqyerjes tek vaksinimi, është e sigurt që mënyra më e mirë për të mbështetur sistemin imunitar pas-vaksinimit është të konsumoni ushqime të pasura në lëndë ushqyese dhe që janë anti-inflamatore.
Një nga strategjitë më të mira është që të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime.
Burimi: Health.com

Leave a Reply