Dita Kundër Dhunës ndaj Grave, çelet ekspozita “Baballarët Suedezë”
Mbështetur nga UNFPA-ja, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës ndaj Grave, rreth 20 përfitues (prindër dhe të rritur) nga programi i fuqizimit të familjes të SOS Fshati i Femijeve Shkodër vizituan ekspozitën “Baballarët Suedezë”. Aktiviteti u realizua me datë 24 Nëntor në Muzeun Kombëtar Marubi në Shkodër. Ekspozita pasqyronte foto të baballarëve Suedezë që kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi me foshnjat e tyre për një periudhë së paku gjashtë mujore.
Fotografi Johan Bävman ka studiuar pse këta baballarë kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi me fëmijët e tyre, çfarë kanë përfituar nga kjo përvojë, se si ka ndryshuar marrëdhënia me partnerët dhe fëmijët e tyre. Ekspozita solli tek të pranishmit dhe përfituesit e projektit sensibilizimin mbi efektet e barazisë gjinore në prindërim dhe informacion mbi rolin që duhet të kenë baballarët në mirërritjen e fëmijëve.
Mbështetur nga UNFPA-ja, me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Eleminimit të Dhunës ndaj Grave, rreth 20 përfitues…
Posted by SOS Fshatrat E Femijeve Shqiperi on Friday, December 1, 2017

Leave a Reply