Workshop mbi martesat e hershme 11Tetor – Dita Ndërkombëtare e Fëmijës Vajzë
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të FëmijësVajzë, Qendra ACT for SOCIETY, Observatori për të Drejtat e Fëmijëve (Observatori) në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd, organizuan një workshop mbi martesat në moshë të hershme.
Qëllimi i workshop-it ishte forcimi i bashkëpunimit institucional për minimizimin e rasteve të martesave të hershme në zonën e Librazhdit.
Ky aktivitet mblodhi së bashku Përfaqësues të Bashkisë, Përfaqësues nga Policia, Grupi multidisiplinar në bashki, Përfaqësues të Qendrave Shëndetësore, Organizata lokale, Punonjes social, Psikolog, Përfaqësues të Zyrës Vendore të Punësimit, Nxënës, Mësues, për të biseduar për minimizimin e fenomenit të rasteve të martesave të hershme në zonën e Librazhdit.
Aktorët e pranishëm në workshop u shprehën se : – Institucionet, bashkia dhe organizatat e shoqërisë civile duhet të ndërgjegjësohen dhe të bashkëpunojnë në mënyrë të qëndrueshme me grupet e interesit për të adresuar dhe për të luftuar fenomenin e martesave të hershme.
Të rinjtë si aktorë kryesorë në takim,vlerësuan aktivitetin dhe morën përgjegjësinë për të ndërgjegjësuar bashkëmoshatarët dhe komunitëtin e tyre për parandalimin e martesave në moshë të hershme.
“Ne jemi të ndërgjegjshëm për rastet e martesave në moshë të hershme, duke u martuar vajzat detyrohen të braktisin shkollën, bëhen nëna në moshë të re; mund të braktisin fëmijët e tyre të sapolindur, kështu krijojnë pasoja të njëpasnjëshme. Një shprehje që kam lexuarn diku thotë“Nëse edukojmë vajzat, edukojmë një familje. Nëse edukojmë një familje ,kemi edukuar një komb”prandaj NE të rinjtë duhet të angazhohemi në ndërgjegjësimin e bashkëmoshatarëve tanë dhe jo vetëm” – u shpreh një nxënëse pjesëmarrëse në workshop.
Ky aktivitet u realizua në partneritet me UNFPA dhe UNICEF në Shqipëri

Leave a Reply