Ç’duhet të dijë një grua para se të ngelet shtatzënë?
Mjekja obstetër-gjinekologe Lindita Myzyri
Para se të ngelet shtatzënë është shumë e rëndësishme që një grua të bëjë disa kontrolle dhe ekzaminime gjinekologjike për të parë
nëse sistemi riprodhues është i shëndetshëm dhe i aftë për të nisur një shtatzëni. Nëse sistemi riprodhues është i shëndetshëm, i themi të fillojë mjekimin me acid folik tre muaj para se ajo të mbetet shtatzënë, në mënyrë që të përgatitet edhe endometri për bebin e ardhshëm.
Por, përpara se të nisë bebin, duhet të bëjë dhe një konsultë paraprake me mjekun gjinekolog, pasi ekziston mundësia që gra të ketë dhe infeksione, dhe në raste të theksuara mund të bëhen dhe shkak për ndonjë abort.
Megjithatë, sot pjesa më e madhe e grave janë të ndërgjegjshme për rëndësinë e këtyre kontrolleve dhe vijnë, konsultohen para se të nisin një shtatzëni./ JoTabu.al

Leave a Reply