Sa vizita duhet të kryejë një grua gjatë shtatzënisë?
Mjekja obstetër-gjinekologe Lindita MYZYRI
Në bazë të OBSH-së, një femër që lind për herë të parë duhet të kryejë 10 vizita, ndërsa një femër që ka lindur 2-3 herë e kështu me
radhë, duhet të kryejë 7 vizita. Ndërsa ato që kanë kaluar një abort ose sëmundshmëri, e kanë si të thuash derën gjithmonë të hapur, por sigurisht kjo varet dhe nga lloji i abortit. Për shembull, ajo femër që ka bërë një abort vetë, me dëshirë, ndiqet në bazë të protokollit si gjithë femrat e tjera. Ndërsa ajo që ka bërë abort pa dashje, një abort spontan, sigurisht që kujdesi është shumë më i madh, madje në këto raste kërkohet dhe biopsia e mostrës së abortit, por që në përgjithësi dalin pa shkak.
Çfarë ekzaminimesh duhet të kryejë ajo?
Femra bën analizën e gjakut, analizën e urinës, strishën vaginale, vizitën gjinekologjike dhe ekon. Nëse dalin të gjitha shumë mirë, është mirë, nëse nuk dalin mirë, i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera në varësi të problemit që ka./ JoTabu.al

Leave a Reply