A është normale t’i kesh gjinjtë në madhësi të ndryshme?
Mosha: 16
Gjinia: Femër
A është normale t’i kesh gjinjtë në madhësi të ndryshme?
Përgjigjet Dr. Lindita Myzyri, mjeke obstetër-gjinekologe.
Përshëndetje!
Organizmi i njeriut është i projektuar në mënyrë të tillë që: Në tru kemi dy hemisfera (dy lobe), një i majtë dhe një i djathtë, që janë përgjegjës për komandimin e organizimit në tërësi, përkatësisht lobi i djathtë komandon gjysmën e majtë të trupit dhe lobi i majtë komandon gjysmën e djathtë të trupit. Në këtë mënyrë, është mëse normale që njëri prej gjokseve të ketë një diferencë të vogël në përmasa.

Leave a Reply