Mjekët që japin shpresë/ Dr. Adelina Mazreku: Kanceri i gjirit mund të mposhtet
Dr. Adelina Mazreku i është përkushtuar një jetë të tërë profesionit si mjeke onkologe në Spitalin Onkologjik. Në gjithë këto vite asaj i është dashur të përjetojë bashkë me pacientët vuajtjet dhe dhimbjet e tyre. Në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, në një mesazh sensibilizues, mjekja kujton rastet kur ndodh të takojë ish-pacientet e saj, që dikur ishin nëna të përlotura, e ndërsa sot janë gjyshe të lumtura.
Dr. Mazreku bën thirrje për të gjitha gratë që të bëjnë kontrolle të shpeshta për të zbuluar në kohë kancerin e gjirit, pasi edhe shanset për shpëtim janë shumë të larta.
“Secila nga ne mund të jetë pre e kancerit të gjirit, por jo detyrimisht viktimë e tij. Përvoja botërore, apo edhe nga përvoja ime personale, shumë e shumë vjeçare, ka treguar se kur kanceri zbulohet në stade sa më të hershme, dhe mjekohet mbi parime onkologjike, ai mund të shërohet.
Shpesh më ndodh që të takoj ish-paciente të miat, të cilat dikur kanë qenë nëna të përlotura, ndërsa sot janë gjyshe të lumtura. Ejani të luftojmë së bashku! Kanceri i gjirit mund të mposhtet”, bën thirrje Dr. Adelina Mazreku.

Leave a Reply