TFL prezanton platformën “JoTabu” në shkollën e mesme në Kukës
Të rinjtë e shkollës së mesme “Havzi Nela” në Kukës njihen me platformën online “JoTabu”. Kjo platformë online, është nismë e shoqata Together for Life, e ngritur në kuadër të rrjetit “Zëri i të Rinjve”, me mbështetjen e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA Albania).
JoTabu synon edukimin dhe këshillimin e të rinjve shqiptarë për shëndetin seksual dhe riprodhues, për informacione më të sakta dhe më të detajuara. JoTabu ofron gjithashtu mundësi për të pyetur lidhur me tema që cilësohen si “tabu”, duke ruajtur privatësinë, si dhe mundëson vendosjen e kontakteve me mjekët specialistë.
Platforma online “JoTabu” promovon gjithashtu organizatat rinore pjesë e Rrjetit “Zëri i të Rinjve”.





Leave a Reply