Kanceri i qafës së mitrës, si ta zbulojmë në kohë
Mehmet Rodhe, Histopatolog (citolog) , Qendra Shëndetësore e Specialiteteve Nr.3, Tiranë
Kanceri i qafës së mitrës është një tumor që formohet në qafën e mitrës së gruas. Qafa e mitrës ndodhet në fundin e mitrës (që në gjuhën e popullit quhet ena e fëmijës) dhe e lidh atë me vaginën.
Tumori zhvillohet atëherë kur këto qeliza të qafës së mitrës fillojnë të rriten në mënyrë jo normale e të pakontrolluar.
Çfarë është Pap-testi?
Pap-testi është një test i shpejtë e i thjeshtë për të parë qelizat qafës së mitrës tek gratë. Është test shumë i rëndësishëm, pasi bën të mundur kapjen shumë herët (kohë para, sipas specialistëve të fushës, këto ndryshime qelizore kapen 10 vjet para). Emrin e ka marrë nga mjeku që e zbuloi, greko- amerikani Georgios Papanicoulau (1883-1962), i pari që vuri re këto ndryshime të qelizave të qafës së mitrës. Për nder të tij quhet testi i Papanicoulaut ose shkurt Pap-test, pasi është kjo metodë ngjyrimi që përdoret në laboratorët e histopatologjisë për t’u zbuluar këto ndryshime qelizore jo normale nga mjekët histopatologë e citologë.
Ky ekzaminim Pap-test zbulon këto ndryshime qelizore pa u zhvilluar tumori në qafën e mitrës, e bën të mundur trajtimin në faza shumë të hershme të këtyre ndryshimeve qelizore e shmangien e kancerit të qafës së mitrës tek gratë. Është i vetmi tumor në trupin e njeriut që mund të kapet kaq herët, e të parandalohet e të mos zhvillohet kanceri.
Është e rëndësishme që të gjitha gratë të bëjnë rregullisht Pap-testin. Rekomandimet janë që një femër 3 vjet pasi ka filluar jetën seksuale të fillojë të kryejë rregullisht Pap-testin.
Femrat e moshës 21-49 vjeç duhet të bëjnë të paktën 3 Pap-teste, e nëse këto Pap teste janë normale, atëherë rekomandohet që të bëhen çdo 3 vjet.
Femrat e moshës 50-60 vjeç rekomandohet t’i bëjnë çdo 3-5 vjet. Në rastet që është kryer rregullisht, mbi moshën 65 vjeç nuk rekomandohet.
Pap- testi është i thjeshtë, i shpejtë e pa dhimbje. Koha më e përshtatshme për kryerjen e tij është dita ndërmjet ditës së 10-të -20-të të menstruacioneve të fundit.
Nuk do përgatitje të veçantë, vetëm se 2 ditë para gruaja nuk duhet të ketë marrëdhënie seksuale, shpëlarje dhe vendosje supostë e kremra vaginal (ditën e marrjes)
Çdo Pap-test konsultohet me citologun dhe gjinekologun. Jo çdo ndryshim që gjendet me Pap-test çon në tumor, Pap-testi zbulon dhe infeksionet e tjera gjinekologjike tek gratë. Asnjë grua nuk duhet të ketë frikë nga bërja e Pap-testit.
Shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës është HPV (Virusi i Papilomës njerëzore)
Shpeshtësia
Është kanceri më i shpeshtë tek femrat dhe takohet tek femrat rreth moshës 40 vjeç (në ndryshim nga kanceri i gjirit që rritet me rritjen e moshës së gruas) dhe është i dyti mbas kancerit të gjirit, por ka vdekshmëri të lartë.
Kapja e kancerit ët qafës së mitrës bëhet në faza shumë të vonshme për ekzaminim. Propaganda e informimit është në nivel të ulët.
Në poliklinikën qendrore kryhen 4-5 raste në ditë, numri është i ulët. Ne kemi kapacitete të kryejmë 10 – 15 raste në ditë, që do të ishte edhe e pranueshme për shpeshtësinë që ka përhapja e tij.
Rastet paraqiten nga rrethet e ndryshme të vendit, si: Elbasani, Berati, Lushnja, si dhe nga veriu i vendit.
Në vendin tonë zbulohen rreth 100 raste me kancer të qafës së mitrës, e nga këto, 50 % ose 1⁄2 e tyre në faza shumë të vonshme.
Disa statistika për kancerin e qafës së mitrës tek gratë
Në botë çdo vit diagnostikohen 500.000 gra e 1⁄2 e tyre vdesin. Çdo 2 minuta në botë vdes një grua e prekur nga kanceri i qafës së mitrës.
Në Evropë çdo 18 minuta vdes një grua e prekur nga kanceri i qafës së mitrës.
Në vendin tonë: Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i dytë më i shpeshtë që haset tek gratë (por nga vdekshmëri shumë të lartë)
Rastet kanë ardhur në rritje, ndërsa vdekshmëria është dyfishuar
Ndërgjegjësimi i grave është i ulët, duhet shumë punë nga personeli mjekësor e shoqëria për ndërgjegjësimin, e gratë të hedhin tutje turpin e të kujdesen për shëndetin e tyre, të shpëtojnë jetën. Kjo është moto e sotme për gratë.
Kanceri i qafës së mitrës tek gratë ka kosto të lartë sociale, shoqërore, ekonomike.
Mosha e grave: janë në moshën më madhore të aktivitetit shoqëror.
Trajtimi i kancerit të qafës së mitrës ka kosto të lartë, trajtimet mjekësore pavarësisht se shteti i trajton falas (po prapë së prapë ka kosto për familjen).
Vdekshmëri e lartë (nënë në moshën mbi 40-50 vjec) e aftë për punë, kosto familjare, dhimbja familjare, të gjitha të lidhura me njëra-tjetrën.
Çdo grua të kujdeset për shëndetin e saj. Në çdo qendër shëndetësore duhet të ketë të vendosur postera e fletëpsalosje për sensibilizim të luftës kundra kancerit ët gjirit e qafës së mitrës tek gratë.
Ne sot rekomandojmë të kryejnë pap-testin gratë e shëndosha që nuk kanë pasur asnjë problem shëndetësor të sferës gjinekologjike (këto rekomandohen për Pap-teste nga mjekë përkatës) Sepse kanceri i qafës së mitrës në faza të hershme nuk ka shenja kimike të dukshme që ta detyrojnë gruan të vizitohet. Ai (kanceri) zhvillohet në heshtje, e kur jep shenja të dukshme si hemorragji vaginale, dhimbje, ënjtje etj, është fazë e vonshme.
Prandaj sot propaganda shëndetësore është që të kryejmë rregullisht Pap-testin për gratë e shëndosha, për zbulimin e trajtimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës te gratë. Ato të cilat nuk janë paciente, por të shëndosha.

Leave a Reply