6 shkaqet kryesore të thatësisë vaginale
Thatësia vaginale është një problem i zakonshëm për të cilën shumë gra e kanë të turpshme që të flasin. Studimet kanë treguar se 4 nga 10 gra vuajnë nga ky problem, që mund të çojë në dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale dhe vështirësi për të arritur orgazmën.
Përveç kësaj, thatësia vaginale mund të çojë në nevojë për të urinuar më shpesh dhe ripërsëritje të infeksioneve urinare.
Më poshtë do të gjeni 6 shkaqet kryesore që çojnë në thatësi vaginale tek gratë dhe çfarë mund të bëni për t’i shmangur ato.
Menopauza
Rreth gjysma e grave që janë në fazën e menopauzës preken nga thatësia vaginale. Ky ndryshim shkakton rënie të niveleve të estrogjenit, së bashku me nivelet e hormoneve të tjera steroidale, duke shkaktuar kështu parehati gjatë marrëdhënieve seksuale.
Rënia e niveleve të këtyre hormoneve bën që indet vaginale të jenë më të holl,a më të thata, më pak elastike dhe më delikat.
Çfarë duhet të bëni: Përdorni zbutës dhe lubrifikant vaginal me batë silikonin ose një trajtim me estrogjen, nëse jeni në fazën e menopauzës.
Pilulat për kontrollin e lindjeve
Këto pilula janë një nga shkaqet kryesore të thatësisë vaginale tek të rejat.
Ato prishin balancën e niveleve të estrogjenit dhe testosteronit, hormone shumë të rëndësishme për shëndetin e vagjinës.
Çfarë duhet të bëni: Nëse dyshoni se pilulat për kontrollin e lindjeve po ju shkaktojnë tharje vaginale, flisni me mjekun. Ai mund t’ju japë një dozë më të lartë të hormoneve.
Mjekimet për ftohjen ose gripin
Ftohja ose gripi shkaktojnë dehidratim të lëkurës, dhe si pasojë edhe thatësi vaginale.
Ilaçet kundër ftohjes dhe gripit e përkeqësojnë edhe më shumë këtë gjendje duke shkaktuar tharje të membranave mukoze.
Çfarë duhet të bëni: Lajmi i mirë është se kjo lloj thatësie vaginale do të largohet sapo të mbaroni me mjekimet.
Përdorimi i sapunëve të ashpër
Lëkura përreth vagjinës mund të acarohet dhe thahet duke përdorur sapunë për ta larë. Tharja vaginale nuk është i vetmi shqetësim kur bëhet fjalë për larjen e pjesëve intime me sapunë. Studimet kanë treguar se aplikimi i produkteve irrituese afër pjesëve intimeve posedon rreziqe shëndetësore për këto të fundit.
Studime të kahershme kanë treguar se gratë që përdorin xhel për larje ose sapunë në pjesën intime rrezikohen të zhvillojnë infeksione seksualisht të transmetueshme.
Çfarë duhet të bëni: Ekspertët thonë se vagina pastrohet vetë prandaj nuk është e nevojshme që të përdorni produkte të tjera për ta pastruar. Nëse shqetësoheni për aromën, ekspertët sugjerojnë të lani me ujë dhe sapunë të lehtë vetëm pjesën përreth vagjinës.
Lindja e fëmijës dhe ushqyerja me gji
Nivelet e estrogjenit mund të ulen përkohësisht pas lindjes së fëmijës, prandaj shkaktohet edhe thatësia vaginale.
Pastaj ushqyerja me gji rrit nivelet e hormonit prolaktin, që ndihmon në prodhimin e qumështit të gjirit por nga ana tjetër ul nivelet e estrogjenit dhe testosteronit.
Çfarë duhet të bëni: Së pari, mos hiqni dorë nga ushqyerja me gji fëmijës. Pastaj mund të përdorni zbutës vaginal apo lubrifikant me bazë uji për të shmangur thatësinë vaginale.
Duhanpirja
Studimet kanë treguar se duhanpirja shkakton thatësi vaginale pasi shkatërron estrogjenin në trup. Përdorimi i duhanit ndikon gjithashtu në qarkullimin e gjakut, prandaj dhe vagina ose inde të tjera nuk marrin mjaftueshëm oksigjen.
Gratë që pinë duhan për një periudhë të gjatë kohore zakonisht kalojnë më shpejtë në fazën e menopauzës.
Përveç shkaqeve të përmendura më sipër, thatësia vaginale shkaktohet edhe nga diabeti.
Leave a Reply