5.Kur fillon/mbaron puberteti tek vajzat e djemtë?
Puberteti normalisht ndodh në një seri prej pesë fazash të cilat zakonisht janë midis moshës 8 e 13 vjeç për vajzat dhe 9 e 14 për djemtë. Puberteti konsiderohet i hershëm kur ndodh përpara moshës 8 vjeç tek vajzat dhe 9 vjet tek djemtë ndërsa i vonuar konsiderohet nëse nuk ka filluar para moshës 13 vjeç për vajzat dhe 14 vjeç për djemtë. Studimet e fundit kanë treguar se puberteti po ndodh në një moshë gjithnjë e më të hershme tek fëmijët.
Burimi: Dr Mary Harding

Leave a Reply