Vizita e parë tek gjinekologu
Dr. Vasillaq Vasili, mjek gjinekolog
Fillimi i adoleshencës pasqyrohet gjithmonë me ndryshime në drejtim të zhvillimit të shenjave seksuale sekondare dhe me ardhjen e ciklit tek vajzat. Shenja seksuale sekondare përfshijnë për shembull, një zë më të thellë, zmadhimi i mollës së Adamit, qime në fytyrë tek djemtë, dhe zhvillimin e gjoksit dhe ndryshimin i formave të trupit tek vajzat.
Në këtë periudhë, pavarësisht nëse ka shqetësime apo jo, e mira është që të bëhët një konsultë me një gjinekolog. Në këtë konsultë merret nga mjeku një këshillim për një mbarëvajtjen seksuale, edhe pse kohët e fundit kjo ka filluar të mësohet edhe në shkolla, mund të bëhet gjithashtu dhe një ekografi rutinë.
Kjo vizitë e parë te mjeku gjinekolog duhet të pasohet dhe nga të tjera vizita rutinë.
Duhet të keni parasysh se nuk është e turpshme të bësh një konsultë te gjinekologu. Ju mund të diskutoni gjithçka dhe të bëni çfarëdolloj pyetjeje për çfarë doni të dini.
Leave a Reply