Vaksina anti-covid: A ndikon në ciklin menstrual?
Përshtati në shqip: Anxhela Cami
U fol për efekte anësore të mundshme – ethe, dhimbje koke etj, por në të gjithë botën gratë kanë filluar të pyesin në internet nëse periodat e para kohe dhe të dhimbshme mund të jenë të shkaktuara nga vaksina.
Dr. Kate Clancy, një antropologe mjekësore, ndau në Twitter përvojën e saj të një periudhe jashtëzakonisht të rëndë pas vaksinës Moderna dhe mori dhjetëra përgjigje të ngjashme. Me ish kolegen dr. Katharine Lee, ajo nisi një studim që dokumentonte përvojat e njerëzve.
“Ne ende nuk e dimë nëse vaksina po i shkakton këto ndryshime, pasi nuk është studiuar apo vërtetuar. Por ekziston mundësia që gratë pas vaksinimit kanë më shumë gjasa të vërejnë ndryshime në ciklin menstrual, veçanërisht pasi kanë dëgjuar për përvojat e të tjerëve”.
Por dr. Victoria Male, eksperte e shëndetit riprodhues, tha se disa gra në menopauzë dhe ato që marrin kontraceptivë, kanë treguar se kanë patur gjakderdhje. Pra, ajo është e prirur të dyshojë se mund të ketë një reagim fizik.
Dhe, megjithëse është e paprovuar, ka arsye logjike që vaksina shkakton ndryshime në perioda, por këto ndryshime nuk janë asgjë për t’u shqetësuar, thonë ekspertët e shëndetit riprodhues.
Edhe pse periodat e dhimbshme ose të papritura mund të jenë shqetësuese, ato nuk janë shenjë e ndonjë problemi afatgjatë.
“Ajo që dimë, megjithatë, është se infeksionet janë të lidhura me abortin spontan dhe infektimi me COVID gjatë shtatzënisë ka qenë e lidhur me lindjen para kohe, sipas Dr. Alexandra Alvergne, studiuese në Universitetin e Oksfordit. Ajo tha se ekzistonte një lidhje e besueshme midis vaksinës dhe ndryshimeve menstruale, pasi koha e ovulimit (kur lëshohet një vezë) mund të ndikohet nga inflamacioni.
Ky mund të jetë rasti kur njerëzit janë të sëmurë dhe kanë ethe, por vaksinat gjithashtu shkaktojnë një përgjigje inflamatore në trup. Ka edhe disa prova nga një studim i mëparshëm që njerëzit me shenja të inflamacionit nga infeksioni kishin më shumë dhimbje gjatë ciklit menstrual.
“Imagjinoni nëse nuk e dini se ethet mund të jenë një efekt anësor i vaksinës”, shkroi në Twitter mjeku gjinekolog Jen Gunter.
“Ju mund të shqetësoheni se diçka e keqe po i ndodh trupit tuaj, kur gjithçka që po përjetonit ishte një ethe tipike pas vaksinës. Kjo është saktësisht e njëjta gjë me parregullsitë menstruale”.
Burimi: BBC / JoTabu.al

Leave a Reply