Vaginiti, çfarë është dhe cilat janë shenjat?
Përshtati: Blertina Koka
Vaginiti është inflamacioni i mukozës vaginale, me origjinë nga irritimi, infeksioni ose trauma të ndryshme. Ky shqetësim gjen terren të përshtatshëm për t’u zhvilluar nga zvogëlimi i aciditetit fiziologjik vaginal, i shkaktuar përgjithësisht nga terapitë hormonale (me bazë hormonesh, antibiotikësh, kontraceptivët oralë), patologjitë (si diabeti), nga veshjet shumë të ngushta. Shkaktarë të vaginitit mund të jenë bakteret e ndryshme (Gardnerella vaginalis, Trichomona vaginalis), kërpudhat (Candida albicans) etj.
Shenjat
Disa forma të vaginitit janë asiptomatike. Format më të shpeshta janë pruriti dhe dhembjet gjatë aktit të urinimit dhe aktit seksual. Shoqërohet me sekrecione vaginale si p.sh sekrecionet e bardha në rastin e Candida albicans.
Diagnostikimi
Analizimi i simptomave nëpërmjet vizitës gjinekologjike lejon vlerësimin e këtij çrregullimi. Shkaqet mund të identifikohen me anën e ekzaminimit mikroskopik ose me kulturën e sekrecioneve vaginale./JoTabu.al
Leave a Reply