Të dhëna mbi të rinjtë e anketuar në 15 Bashki të vendit
Përmbledhja mbi punën me të rinjtë në 15 bashki
Në kuadër të programit për zgjerimin e rrjetit “Zëri i të Rinjve”, koordinuar nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, në partneritet me UNFPA Albania dhe në zbatim të projektit “Leave No One Behind” (“Askush të mos Mbetet Pas”) janë anketuar të rinjtë në lidhje me njohuritë e tyre mbi Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm (SDGs), Shëndetin Seksual dhe Riprodhues (SRH), si edhe programet rinore të Bashkisë. Të anketuar ishin 929 vajza (62%) dhe 571 djem (38%).
1500 të rinj (nga 15 Bashki) të grupmoshës 14-29 vjeç janë anketuar në vitet 2017-2021.
Të dhëna mbi njohuritë e të rinjve mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (Sustainable Development Goals – SDGs):
- 1 në 10 të rinj kanë dëgjuar se çfarë janë SDGs.
- 55%e të rinjve të anketuar janë shprehur se nuk janë përfshirë personalisht në arritjen e SDGs.
- 70% e të rinjve të anketuar kanë treguar se interneti ka qenë burimi i informacionit për SDGs, ndërkohë që 55% e kanë marrë informacionin edhe nga shkolla.
Njohuritë e të rinjve mbi shëndetin seksual dhe riprodhues:
- 1 në 7 të rinj nuk kanë marrë ndonjëherë informacion mbi shëndetin seksual dhe riprodhues.
- Shkolla (në 78% të rasteve) dhe Interneti (në 70% të rasteve) janë burimi më i shpeshtë i informacionit të përdorur për SHSR.
- 1 në 10 të rinj (10%) shprehen se nuk munden të flasin për këtë tematikë me prindërit ose prindërit nuk i’a lejojnë që të flasin.
Shkolla (në 65% të rasteve) dhe Interneti (në 27% të rasteve) konsiderohen mjetet ideale për marrjen e informacionit për SHSR nga ana e të rinjve.
Njohuritë e të rinjve mbi programet dhe shërbimet e Bashkisë për të rinjtë:
- Afërsisht 1 në 3 të rinj janë në dijeni të programeve/prioriteteve të Bashkisë në lidhje me të rinjtë.
- Portali online (në 31% të rasteve), Njoftimet publike (në 31% të rasteve) dhe Faqja zyrtare e Bashkisë (në 28% të rasteve) janë burimi i informacionit për të rinjtë për programet e Bashkisë për të rinjtë.
Programet më të preferuara që të rinjtë do të donin të përfitonin nga Bashkia
- Aktivitetet sociale, informuese, ndërgjegjësuese, trajnime
- Pjesëmarrje në vendimmarrje/ këshill rinor/ forume rinore, organizata të shoqërisë civile
- Aktivitete argëtuese dhe sportive
- Aktivitete mjedisore dhe kulturore
- Aktivitete dhe shërbime rinore (përmes qendrës rinore, punësim/ kurse profersionale, arsimim, shëndetësi, kartë rinore, e-shërbimet, bursat etj)
- Sisteme ngrohje
- Laborator, kompjutera, salla leximi
Ky Publikim është realizuar nga UNFPA me ekspertizën e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve (Observatori), në kuadër të projektit “Leave No One Behind” (“Askush të mos Mbetet Pas”), një Program i përbashkët i OKB-së i financuar nga Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC) dhe zbatuar nga katër agjensi të OKB: UNDP, UNFPA, UNICEF, dhe UN WOMEN në partneritet me Qeverinë Shqiptare. Ky projekt synon fuqizimin e personave vulnerabël në Shqipëri që të kenë akses të barabartë në shërbimet dhe mundësitë publike, të kenë një zë në vendimmarrjen publike, që ndikon në jetën e tyre dhe t’i kërkojnë llogari zyrtarëve publikë, duke i mbajtur përgjegjës për dështimet apo arritjet.
Përmbajtja e këtij Publikimi është përgjegjësi e Observatorit, në emër të Rrjetit të Organizatave “Zëri i të Rinjve”. Opinionet e shprehura këtu janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht opinionet e UNFPA-së, UN Albania apo SDC.

Leave a Reply