“Shkruaji një letër një vajze”, të rinjtë ndajnë mesazhe inkurajuese për fuqizimin e vajzave
Më 11 tetor, në Ditën Ndërkombëtare të Vajzës – UNFPA Albania, UN Women Albania dhe UNICEF Albania në bashkëpunim me Qendrën ACT for SOCIETY ishin me nxënësit e shkollës “Mersin Duqi“ në fshatin Ibë të rrethit të Tiranës, për të përkujtuar këtë ditë që sivjet mban moton ‘Zëri im, e ardhmja jonë e barabartë.’
Ky takim inkurajoi vajzat për të ngritur zërin dhe për të thënë fjalën e tyre në ripërfytyrimin e një bote më të mirë, ku vajzat gëzojnë mundësi të barabarta për të vijuar arsimimin e tyre, për të luftuar dhunën me bazë gjinore dhe praktikat e dëmshme, si martesat e fëmijeve, për të ngushtuar hendekun me djemtë, për t’i thyer stereotipat, për të përmbushur tërësisht potencialin e tyre dhe për të realizuar të drejtat e veta. Vajzat dhe djemtë e shkollës në Ibë iu bashkuan nismës “Shkruaji një letër një vajze”, për të ndarë mendimet dhe fjalët e tyre inkurajuese për fuqizimin e vajzave, veçanërisht të atyre në pozita më të vështira.





Leave a Reply