Shënohet viktima më e re nga COVID-19 në Shqipëri, ndërron jetë 21-vjeçarja
Një 21-vjeçare ka humbur jetën nga covid-19. Ajo është viktima më e re në vendin tonë që humb jetën si pasojë e koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 21 vjeçarja ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të Covid19. Gjendja e saj u rendua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë.
Megjithëse COVID-19 është konfirmuar si një virus që prek kryesisht të sëmurët kronikë dhe të moshuarit, rasti i fundit i konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, tregon se edhe moshat e reja janë po aq të rrezikuar nga COVID-19.

Leave a Reply