Pyet specialistin: A ka efekte anësore kontracepsioni i urgjencës?
Kam pirë kokrrën 72 orëshe kundër shtatzënisë dhe pas 4 ditësh me erdhën perioda ngjyrë kafe dhe s’po më ikin. Kam 10 ditë me këtë siklet. Është normale kjo gjë se sdi çfarë të bëj. Është hera e parë që e përdor. Ju lutem më ktheni përgjigje se jam në stres?
Përgjigjet dr. Rezart Ajazi, mjek gjinekolog pranë Maternitetit “Koço Gliozheni”, Tiranë
Kjo është normale në momentin që përdor këtë lloj hormoni. Ndryshimet vijnë si pasojë e efektit hormonal të dozave që ka kjo kokërr e quajtur 72 orësh. Kjo kokërr ka doza 3-5 fishin e mbinormës nga kontracepsioni i zakonshëm, kjo do të thotë që jep ndryshime në indin në endometër, në uterus. Këto ndryshime sjellin rritje në hipertrofizmin e saj në rritjen e enëve të gjakut dhe për pasojë hemoragji deri në 10 ditë.

Leave a Reply