Pyet specialistin: A është stresi shkaktar për vonesën e menstruacioneve?
A mund të vonojë stresi ciklin menstrual?
Po! Stresi mund të ndikojë te hormonet, duke ndryshuar edhe ciklin menstrual. Faktorë të tjerë mund të shtyjnë gjithashtu ardhjen e periodave, si të qenët i sëmurë, aktiviteti i tepërt fizik, pesha e vogël trupore, përdorimi i metodave hormonale për kontrollin e lindjes ose i medikamenteve të tjera. Është gjithashtu normale që të keni çrregullim të periodave njëherë e një kohë, sidomos gjatë adoleshencës. Nëse periodat ju janë vonuar dhe keni kryer marrëdhënie seksuale pa masa mbrojtëse, duhet të kryeni një test shtatzënie për t’u siguruar që ky nuk është shkaku i vonesës së periodave. Përndryshe: Urime, ju jeni shtatzënë!
Burimi: Planned Parentood / JoTabu.al

Leave a Reply