Pas lindjes së fëmijës, ndërron jetë nga Covid-19 nëna 28-vjeçare
Një nënë e re 28-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” pasi solli në jetë para kohe foshnjën e saj. Burimet pranë këtij spitali thanë se e reja ishte infektuar me koronavirus dhe për shkak të gjendjes, mjekët janë detyruar të bëjnë lindje të parakohshme për të shpëtuar beben.
Ky është rasti i dytë që një grua shtatzënë ka pasur komplikacione të rënda nga Covid-19 dhe ka humbur jetën. Rasti i parë ishte po një 28-vjeçare, e cila u nda nga jeta më 17 nëntor 2020. Ajo ishte 5 muajsh shtatzënë.

Leave a Reply