Operacion i rrallë në QSUT/ Mjekët rindërtojnë gjirin e një paciente të prekur nga kanceri
#TetoriRozë, muaj i sensibilizimit në luftën kundër kancerit të gjirit është finalizuar me realizimin e një operacioni të rrallë të kryer në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Për herë të parë në shërbimin publik, ekipi i mjekëve të spitalit Onkologjik në QSUT kanë realizuar me sukses rikonstruksionin e gjirit tek një paciente me kancer.
Përmes teknikave më inovatore që përdoren sot në botë, ekipi i mjekëve të QSUT-së, të drejtuar nga Prof. Ass. Helidon Nina, mbështetur nga mjekët italianë, kanë kryer aplikimin e teknikës së protezës prepektorale dhe linfonoduli sentinel në axille me lëndë radioaktive tek një 37 vjeçare e diagnostikuar me kancer gjiri.
Kanceri i gjirit është sëmundja tumorale më e përhapur ndër gratë në mbarë botën, por specialistët pohojnë se kjo patologji në 90 % të rasteve është e shërueshme.

Leave a Reply