Myku vaginal, sa efektive janë trajtimet natyrale?
Dr. Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe
Infeksionet vaginale janë ndër sëmundjet më të zakonshme gjinekologjike tek femrat. Shkak për shfaqjen e këtyre infeksioneve janë mënyra e gabuar e veshjes, të brendshme sintetike, tanga, apo pantallona tepër të ngushta. Gjithashtu një rol të rëndësishëm luan edhe higjiena, mënyra se si lahemi apo ushqyerja jo e shëndetshme.
Duke folur për këta probleme ajo jep disa këshilla mjaft të vlefshme që duhet të dijë çdo femër për kujdesin e organit të saj gjinorë, që nga higjiena personale, rëndësia e shpëlarësve natyral si soda e bukës, pecetat ditore apo rëndësia e konsumimit të ujit si një faktor më i rëndësishëm në minimalizimin e shfaqjes së mykut vaginal.
Sa efektive janë trajtimet natyrale, kamomili, soda e bukës?
Kamomili nuk ka asnjë efekt për mykun, ndërsa soda e bukës është shumë efektive, që pa ju filluar ose gjersa të gjejnë mundësinë për të shkuar tek mjeku, sepse nuk flasim këtu vetëm për Tiranën por edhe zonat rurale.
Minimalisht ajo që mund të bëjmë është që në një litër ujë të zakonshëm të hedhim një lugë gjelle sode buke dhe “shpëlarjen e fundit qoftë kur urinon, qoftë kur defekon ta bëjmë me ujin me sodë
buke. Kjo ndikon shumë në ruajtjen e pehashit të vaginës dhe në mos thellimin e infeksionit të tyre derisa të marrin kontaktin me mjekun përkatës.

Leave a Reply