Ministrja e Arsimit sqaron udhëzimin e fundit: Cilat klasa do të përjashtohen nga skema e mësimit online
Ministrja Evis Kushi ka dalë në një deklaratë për mediat për të sqaruar skemën e re që do të nisë në shkolla që nga mësimi online. Ajo ka theksuar klasat e arsimit fillor, nga e para në të pestën, dhe klasa e 12-të (maturantët) do të zhvillojnë normalisht procesin mësimor në mjediset fizike të shkollës.
NJOFTIMI NGA MASR
Përshëndetje!Fillimisht uroj të jeni të gjithë mirë me shëndet dhe përcjell lutjen time për sa më shumë kujdes gjatë kësaj periudhe të pazakontë të pandemisë që ka mbërthyer të gjithë globin.
Pas rekomandimit të djeshëm të Komitetit të Ekspertëve për zhvillimin e mësimit të kombinuar në sistemin e arsimit parauniversitar, jam sot këtu për t’ju informuar rreth disa vendimeve të rëndësishme që kemi marrë në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) në lidhje me vijueshmërinë e procesit mësimor në shkollat tona.
Para se të ndalem tek vendimet, dua të shpreh një falënderim shumë të përzemërt për të gjithë mësuesit dhe stafet tona në të gjitha institucionet arsimore, për punën dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm që kanë treguar në këta muaj të parë të këtij viti shkollor.
Mirënjohje pa fund për të gjithë ju!
Si gjithmonë, në çdo rrethanë dini të tregoni se jeni një hallkë shumë e rëndësishme dhe e shëndetshme e shoqërisë, duke reflektuar vlerat më të larta njerëzore dhe profesionale.
Ndërkohë, gjej rastin sërish që për mësuesit tanë, nxënësit dhe prindërit e tyre të prekur nga virusi i pabesë, të ndaj urimin e sinqertë për shërim sa më të shpejtë dhe rikthim sa më parë në jetën normale.

Leave a Reply