Mënyrat për të zbuluar herët kancerin e gjirit
Kanceri i gjirit është një tumor që zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit, nga rritja jashtë kontrollit dhe përhapja e qelizave jo normale të indit të gjirit. Këto qeliza grumbullohen, formojnë një tumor i cili shtyp, përhapet dhe shkatërron indin normal te gjirit. Pa mjekim këto qeliza përhapen në pjesët fqinje e më pas në të gjithë trupin.
Njihuni me rrezikun…
Askush nuk e di shkakun e vërtetë te kancerit të gjirit, apo nëse kanceri i gjirit nuk ka një shkaktar të vetëm. Dimë se disa njerëz janë më të rrezikuar për të zhvilluar kancer gjiri. Dimë se disa faktorë duken se rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri.
Çdo grua është e rrezikuar për kancer gjiri.
Faktorët e rrezikut për kancerin e gjirit janë:
- Mosha mbi 50 vjeç
- Pasja e një kanceri gjiri më parë
- Histori familjare të kancerit të gjirit (veçanërisht me nënën, motrën ose vajzën) të diagnostikuara për para menopauzës
- Ndryshimet gjenetike prezente me genet BRCA1 ose BRCA2
- Histori familjare me kancer të ovarit
- Femrat që nuk kanë lindur fëmije ose lindjen e pare e kane bere ne moshe me te madhe se 30 vjeç
- Menstruacione në moshë shumë të hareshme, para 12 vjeç
- Menopauzë pas moshë 50 vjeç
- Përdorimi i mjekimit me hormone (estrogjen + progesteron) për një kohë të gjatë, më shumë se 5 vite
- Densitet të shtuar të indeve të gjirit (e dukshme në një mamogram)
- Një histori e një biopsie gjiri që tregon një numër të rritur të qelizave jonormale që nuk janë kanceroze (hiperplazi atipike)
- Trajtimi me rreze të sipërfaqes së gjirit, veçanërisht para moshës 30 vjecare, p.sh. trajtimi i limfomave Hodgkin
- Mbipesha dhe obezitet sidomos në menopauzë
- Përdorimi i alkoolit
- Duhanpirja
- Marrja e kontraceptivëve nga goja e pa kontrolluar nga mjeku
- Dieta dhe ushqimet e pasura me yndyrna shtazore
- Moskryerja e aktivitetit fizik
Por Kujdes! Rreth 70% e kancerit të gjirit ndodh tek gra të cilat nuk kanë faktorë që rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri.
Kush zhvillon kancer gjiri
Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë në gratë. Ai mund të gjendet në çdo moshë, por shumica e rasteve gjendet në gratë në moshë mbi 50 vjeç.
Kanceri i gjirit mund të gjendet dhe tek burrat por është shumë i rrallë.
Por ka një shpresë……se kanceri i gjirit mund të zbulohet në faza të hershme dhe të trajtohet.
Si mund të zbulohet kanceri i gjirit
Nëse ju jeni një nga këto gra me risk të lartë për kancer gjiri, ju mund të keni mundësi të kryeni:
- Teste depistuese në moshë me të re dhe më shpesh se rekomandimet
- Vlerësim të riskut gjenetik
- Disa trajtime parandaluese si marrja e anti-estrogeneve ose kirurgjia profilaktike.
Leave a Reply