Infeksionet urinare, simptomat dhe kur duhet të paraqiteni te mjeku
Infeksioni i traktit urinar përfshin gjithë sistemin urinar – veshkat, uretrën, fshikëzën. Më së shumti nga infeksionet preket trakti i poshtë urinar – fshikëza dhe uretra.
Gratë janë më të rrezikuara sesa burrat që të zhvillojnë infeksion të traktit urinar. Infeksionet në fshikëz janë të dhembshme, por nëse përhapen në veshka, mund të kenë pasoja të rënda.
Mjekët zakonisht rekomandojnë antibiotikë për trajtimin e infeksioneve të traktit urinar, megjithatë mund të merrni hapa për t’i parandaluar ato.
Simptomat
Disa nga simptomat që paralajmërojnë për infeksion të traktit urinar janë:
- Nevojë urgjente për të urinuar
- Ndjesi djegieje kur urinoni
- Urinim të shpeshtë dhe në sasi të pakët
- Urina duket e turbullt
- Erë e rëndë e urinës
- Dhembje në pjesën pelvike, tek gratë
- Gjak në urinë (urinë e kuqe)
Jo çdokush me një infeksion urinar ka shenjat tipike të tij, por kur janë të pranishme, ato zhvillohen shpejt. Simptomat e infeksioneve të traktit urinar mund të neglizhohen ose ngatërrohen me gjendje të tjera shëndetësore.
Llojet e infeksioneve urinare
| Pjesa e traktit urinar e prekur | Shenjat dhe simptomat |
| Veshkat (pielonefriti akut) | Dhembje në pjesën e sipërme shpinës dhe në dy anët
Temperaturë e lartë Dridhje, ethe Të përziera Të vjella |
| Fshikëza (cistitet) | Presion në pjesën pelvike
Dhembje në pjesën e poshtme të barkut Urinim të shpeshtë dhe i dhembshëm Gjak në urinë |
| Uretra (uretriti) | Ndjesi djegieje gjatë urinimit
Sekrecione |
Kur duhet të paraqiteni tek mjeku
Flisni me mjekun nëse keni këto shenja apo simptoma të infeksionit të traktit urinar.
Burimi: Mayo Clinic/JoTabu.al

Leave a Reply