
Hepatiti B akut ose kronik, faktorët e rrezikut
Hepatiti B akut ose kronik
Infeksioni i hepatitit B mund të jetë akut ose kronik.
Infeksioni akut i hepatitit B zgjat më pak se gjashtë muaj. Sistemi imunitar mund ta luftojë këtë infeksion, prandaj mund të shëroheni brenda pak muajsh.
Infeksioni kronik i hepatitit B zgjat gjashtë muaj ose më shumë. Sistemi imunitar nuk mund ta luftojë këtë infeksion, prandaj në disa raste mund të zgjasë edhe gjatë gjithë jetës, duke çuar në sëmundje më të rënda, si cirroza apo kanceri i mëlçisë.
Sa më i ri të jetë një person i infektuar nga hepatiti B – veçanërisht të sapolindurit dhe fëmijët nën moshën 5 vjeç – aq më i madh është rreziku që ky infeksion të bëhet kronik.
Infeksioni kronik mund të mos diagnostikohet për dekada me radhë, derisa një person të shfaqë probleme të rënda me mëlçinë.
Faktorët e rrezikut
Hepatiti B përhapet nga kontakti me gjakun, spermën ose lëngje të tjera trupi me një person i infektuar. Rreziku për infeksionin e hepatitit B rritet nëse:
- Kryeni marrëdhënie seksuale të pambrojtura me disa partnerë ose me një person të infektuar me hepatit B.
- Shkëmbeni gjilpërat gjatë injeksionit të drogërave.
- Jetoni me dikë që ka infeksion kronik të hepatitit B.
- Keni një profesion që ju ekspozon ndaj gjakut të njeriut.
Leave a Reply