Foshnja 1 muaj e gjysmë me Covid-19 shtrohet në Spitalin Infektiv
Për herë të parë në vendin tonë, një foshnje e infektuar me Covid-19, ka nevojë për ndihmë spitalore. Rastin, e konfirmoi edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e ftuar në Opinion.
Foshnja e infektuar ndodhet e shtruar në spitalin Infektiv, ku po merr trajtim bashkë me të ëmën, e cila është gjithashtu e shtruar.
“Kemi një rast të një fëmije 2 muajsh që është shtruar në spitalin pediatrik në shërbimin e infektivit bashkë me të ëmën e vet. I ka dhënë pasojë Covidi, është rasti i parë që ne kemi një fëmijë të shtruar në spitalin infektiv që kërkon trajtim mjekësor së bashku me nënën e tij.”- u shpreh Manastirliu.
Edhe më herët, Ministria ka raportuar për fëmijë të infektuar, por që nuk kanë shfaqur shenja. Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 82 raste të reja me koronavirus dhe 3 persona të infektuar kanë humbur jetën.

Leave a Reply