Fakte mbi të rinjtë e Bashkisë së Korçës
Fletë faktesh: Të Rinjtë – Bashkia e Korçës
Ky publikim është realizuar nga UNFPA me ekspertizën e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, në kuadër të projektit “Leave No One Behind”(“Askush të mos Mbetet Pas”), një Program i përbashkët i OKB-së i financuar nga Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC) dhe zbatuar nga katër agjensi të OKB: UNDP, UNFPA, UNICEF, dhe UN WOMEN në partneritet me Qeverinë Shqiptare. Ky projekt synon fuqizimin e personave vulnerabël në Shqipëri që të kenë akses të barabartë në shërbimet dhe mundësitë publike, të kenë një zë në vendimmarrjen publike, që ndikon në jetën e tyre dhe t’i kërkojnë llogari zyrtarëve publikë, duke i mbajtur përgjegjës për dështimet apo arritjet.
Në periudhën Korrik – Gusht 2018 janë anketuar 100 të rinj nga Bashkia e Korçës me qëllim matjen e njohurive të tyre mbi:
a. Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (Sustainable Development Goals – SDGs)
b. Shëndetin Seksual dhe Riprodhues
c. Programet dhe shërbimet e Bashkisë për të rinjtë
PROFILI I TË RINJVE TË ANKETUAR:
Grupmosha:1 5 – 29 vjeç
Vendndodhja:
61% nga zonat urbane
– Shkolla “Raqi Qirinxhi”
– Universisteti “Fan. S. Noli”
– Lagja 1,2,4,8, 9,10,12,15,17
39% nga zonat rurale
– Pojan
– Maliq
– Voskopojë
– Bulgarec
Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, në emër të rrjetit të organizatave “Zëri i të rinjve”. Opinionet e shprehura këtu janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht opinionet e UNFPA-së.

Leave a Reply