Ekspertët ngrenë alarmin: pritet shpërthimi i një infeksioni seksualisht të transmetueshëm
Një infeksion seksualisht i transmetueshëm, shumë pak i njohur, mund të bëhet superbakteri i ardhshëm, nëse njerëzit nuk janë më vigjilentë, paralajmërojnë ekspertët.
Infeksioni Mycoplasma genitalium (MG) zakonisht nuk shfaq simptoma, por mund të shkaktojë sëmundje inflamatore pelvike, duke rrezikuar gratë që të mbeten infertile.
Nëse ky infeksion nuk trajtohet siç duhet, mund të zhvillojë rezistencë ndaj antibiotikëve.
Çfarë është MG?
Mycoplasma genitalium është një bakter që mund të shkaktojë inflamacion në uretrën e një mashkulli, duke shkaktuar sekrecione nga organi gjenital dhe dhembje gjatë urinimit.
Tek gratë mund të shkaktojë inflamacion në organet riprodhuese (mitër dhe tubat fallopianë), duke shkaktuar dhembje, ethe dhe gjakderdhje.
Infeksioni mund të transmetohet nga një person i infektuar tek tjetri, nëse kryhen marrëdhënie pa masa mbrojtëse. Ky infeksion është zbuluar për herë të parë në Britani në vitet ’80, ku mendohet të ketë prekur 1-2% të gjithë popullsisë.
MG mund të ngatërrohet me një tjetër infeksion seksualisht të transmetueshëm, si klamidia.
Burimi: BBC
Leave a Reply