Efikasiteti i Masave të Shëndetit Publik dhe Epidemiologjia e COVID-19 në Kinë
Dr. Ilir Alimehmeti, Epidemiolog Klinik
Studimi elitar u krye nga Departamenti i Epidemiologjisë dhe Biostatistikës, Universiteti i Wuhan, Kinë në bashkëpunim me Departamentin e Biostatistikës, Universiteti i Harvard, SHBA dhe u botua më datë 10 Prill 2020 në revistën prestigjioze JAMA (Journal of the American Medical Association).
? Siç shihet qartë nga studimi i ilustruar edhe në foto, koeficienti R nuk bie dot nën vlerën 1 (pra të fillojë rënia e numrit të të infektuarve) nëse nuk zbatohen strategjitë e trajtimit të centralizuar dhe karantinës së 4 kategorive:
1. Pacientët e konfirmuar
2. Pacientët e dyshuar
3. Pacientët me temperaturë ose simptoma respiratore
4. Kontaktet e ngushta
? Në përmbledhje, në Kinë ka pasur 5 faza të epidemisë së COVID-19:
1. Asnjë ndërhyrje (8 Dhjetor deri më 9 Janar)
2. Lëvizje masive të njerëzve për Vitin e Ri Kinez (10 Janar deri më 22 Janar)
3. Kordone sanitare, kufizim i trafikut dhe karantinë në shtëpi (23 Janar deri më 1 Shkurt)
4. Karantinë dhe trajtim i centralizuar (2 Shkurt deri më 16 Shkurt)
5. Mbikqyrje universale e simptomave (17 Shkurt deri më 8 Mars).
Përqindja e rasteve të rënda dhe kritike u reduktuar nga 53.1% deri në 10.3% gjatë këtyre 5 periudhave.
? KUJDES: Koeficienti i riprodhimit efektiv (R0) lëvizi nga mbi 3.0 përpara fazës 2, duke rënë nën 1.0 në fazën 4, dhe u reduktua akoma më shumë <0.3 gjatë fazës 5.
❌ Si rrjedhojë, Shqipëria që ndodhet aktualisht ndërmjet fazës 3 dhe 4, duhet të kalojë sa më shpejt plotësisht në fazën 4 dhe duhet të përqafojë teknologjitë inteligjente (smart) për mbikëqyrjen universale të simptomave për kalimin në fazën 5.❌
❌Nëse këto faza nuk adoptohen në Shqipëri, R0 do të mbesë vazhdimisht pak mbi 1.0, duke sjellë si përfundim pikërisht numrin e vazhdueshëm konstant të rasteve të reja, siç vërehet në burimet zyrtare të Shqipërisë.❌
Për detaje të mëtejshme lexoni artikullin e plotë më poshtë:
doi:10.1001/jama.2020.6130

Leave a Reply