Ç’ka e shkakton mungesën e menstruacioneve?
Problemet me menstruacionet janë të zakonshme te vajzat dhe gratë. Zakonisht ato hasin probleme të tilla si mungesë menstruacionesh, dhimbje para dhe pas ciklit, periudhat menstruale të gjata etj. Ndonjëmuaj ka raste që nuk iu vijnë periodat por nuk arrini të kuptoni shkaqet perse ndodh.
Sipas mjekëve, dhe rasteve që ata kanë shqyrtuar, një gjë e tillë ndodh per disa arsye. Se pari kur keni probleme me vezoret.
Gjitashtu mjekët thonë se menstruacionet ndalen ose janë të çregullta kur keni probleme me qafën e mitrës, mitrën, ose vaginën. Raste të tilla janë të shpeshta, sidomos tek gratë. Vajzat që nuk e kanë kaluar fazën e pubertetit është normale të mos u ketë ardhur cikli asnjëherë. Por ka raste kur ju e kaloni moshën e pubertetit dhe ende s’ju kanë ardhur. Në këto raste duhet të merrni informacion nëse nuk keni ndonjë problem tjetër. Megjithatë zakonisht quhet pubertet i vonuar.
Stërvitja e zellshme ndikon në ciklin tuaj menstual. Kur sërviteni fort, keni probleme me ciklin, në shumicën e rasteve, stërvitja e tepërt shkakton mungesë mnestruacionesh. Stresi është një tjetër faktor që shkakton çregullin cikli. Bashkangjitur atyre që janë renditur më lart edhe depresioni dhe sëmundjet e tjera mentale, pesha e vogël trupore, sëmundjet kronike dhe menopauza e hershme shkaktojnë mungesë periodash.

Leave a Reply