Cilat janë shkaqet e vonesës së pubertetit te vajzat?
Përgjigjet Babeta Rexhepi, infermiere mami
Ne flasim për pubertet të vonuar duke u nisur nga të dhënat e zhvillimit seksual sekondar ashtu edhe gjendja menstruale e vajzës.
Sidoqoftë, nëse zhvillimi seksual sekondar dhe menarka (ardhja e ciklit seksual) nuk fillon deri në moshën 15-16 vjeç, fillojmë të kërkojmë për një shkak të pubertetit të vonuar.
Shkaqet zakonisht përcaktohen nga simptomat që referon vajza. Kështu, nëse vajza ka zhvillim normal sekondar, por nuk i ka filluar menarka, atëherë mund të konsiderohet si shkak një çrregullim anatomik ose sindromi i ovarit rezistent. Nëse vajza shfaq zhvillim të pakët ose mungon komplet zhvillimi, shkaku mund të jetë nje vonesë konstitucionale, disgenezia gonadale , dëmtimi i gjëndrave të hipotalamusit dhe hipofizës, ose çrregullimi i hormoneve FSH dhe LH. Në rastet kur vajza shfaq zhvillim heteroseksual (prezencë të dy organeve) mund të dyshohet për ndonjë hiperplazi, tumor adrenal ose ovarial maskulinizues, si dhe sindromi Cushing.
Për këtë arsye, është e rëndësishme që vajzat të paraqiten tek mjeku gjinekolog sapo konstatojnë diçka jonormale në zhvillimin e tyre. Në këtë rast mjeku specialist do bëjë ekzaminimet përkatëse që përfshijnë: moshë, gjatësi, peshë, shkallën e zhvillimit seksual seksual apo ndonjë dëmtim fizik, inspektimin dhe ekzaminimin e vulvës dhe hyrjes për ndonjë anomali. Nisur nga vlerësimi klinik do flitet për ekzaminime të mëtejshme apo jo./JoTabu.al

Leave a Reply