
Cilat janë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vaginale?
Përmes këtij udhëzuesi shëndetësor do të mund të zbuloni se cili mund të jetë problemi që keni. Vaginoza bakteriale; Vaginoza bakteriale është arsyeja më e zakonshme e kruarjes së bezdisshme. Kjo ndodhë për shkak të çrregullimeve në përbërjen e florës vaginale, ku rritet edhe përqindja e bakterieve. Ky çrregullim është më i zakonshëm tek femrat që janë në moshën riprodhuese. Vaginoza bakteriale nuk i përket sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, por ndërrimi i shpeshtë i partnerëve dhe seksi i pambrojtur, mund të çojë në zhvillimin e saj të shpejtë.
Infeksionet kërpudhore; Njëlloj sikur vaginoza bakteriale, edhe infeksionet fungale ndodhin si pasojë e çrregullimeve të florës vaginale ku edhe rritet përqindja e bakterieve. Mund të paraqitet edhe si rezultat i marrjes së antibiotikëve, marrëdhënieve seksuale, stresi apo dieta…përveç kruarjes është e zakonshëm edhe sekrecioni i bardhë dhe i trashë.
Ekzemë ose psoriazë; Këto çrregullime gjenetike të lëkurës mund të shkaktojnë kruarje në zonën vaginale. Hidrokortizoni mund të ndihmojë në qetësimin e irritimit, por sërish është më mirë të konsultoheni me një gjinekolog nëse keni problem me këtë lloj sëmundje të lëkurës.
Hormonet; Kur niveli i hormoneve çrregullohet si pasojë e ciklit, shtatzënisë, menopauzës apo kontraceptivëve, ju mund të keni kruarje të pakëndshme “atje poshtë”.
Thatësia vaginale është një tjetër tregues për probleme hormonale. Është mirë të vizitoni gjinekologun, ose të kërkoni të bëni testet hormonale që të vërtetohuni se prej hormoneve vjen problemi. Në raste të tilla, mjeku mund të ju përshkruajë pilula ose krem hormonal për lehtësimin e kruarjes.
Leave a Reply