A duhet të shqetësohemi nga infeksionet e shpeshta vaginale tek gratë dhe vajzat?
Infeksionet e shpeshta në këtë rast ndodhin pasi trajtimet e infeksioneve janë të dyllojshme: trajtimi shfarosës që zhduk infeksionin, por nëse pacientja nuk merr atë që quhet trajtimi parandalues, përsëri ky infeksion do të gjejë kushte që të ripërsëritet. Këto quhen infeksione rekurente, të përsëritura. Pikërisht, në këto raste janë mjekët gjinekologë që duhet të rekomandojnë marrjen e trajtimit parandalues. Vetëm në këtë mënyrë do të shmanget përsëritja e infeksioneve vaginale.
Specialistët rekomandojnë analizë në kulturën e sekrecioneve vaginale. Nëse në analizën e sekrecioneve vaginale rezulton një myk, atëherë mund të ndodhë që patjetër të bëhet edhe mykograma, që do të thotë antimykotiku që do të jetë më efikas në trajtimin e gruas. Ndërsa, në qoftë se ka bakterie të tjera si Esheria Koli, Stafilokoku dhe të tjera infeksione, atëherë në këtë rast patjetër që është e domosdoshme që të bëhet antibiograma. Krahas trajtimit lokal, rekomandohet edhe marrja e antibiotikëve oralë, nga goja e cila do të jetë efikase në trajtimin e rastit.

Leave a Reply