Cila grupmoshë është më e ekspozuar ndaj infeksioneve vaginale?
Të gjitha gratë e moshës aktive riprodhuese ndeshen me një infeksion vaginal qoftë edhe një herë në jetën e tyre. Sot, shifrat flasin se 65 deri në 70 për qind e grave mund të jenë paraqitur me infeksione vaginale, që nga më të thjeshtat e deri në infeksionet seksualisht të transmetueshme.
Grupmosha që preket më tepër nga një infeksion vaginal që quhet Klamidia prakomatis, një infeksion që paraqitet me sekrecione vaginale të shtuara, në formën e qelbit apo me erë, është ajo nga 18 deri në moshën 23 vjeçare. Janë infeksione të cilat influencojnë më vonë në procesin e riprodhimit, sepse prekin tubat dhe prishet kalueshmëria e duhur e tubave të fallopit në të cilat kalon veza.
Pra, në këtë mënyrë, steriliteti është më i rritur tek këto vajza të cilat e kanë këtë infeksion, që është edhe seksualisht i transmetueshëm. Pra më të ekspozuara janë vajza dhe gra që i përkasin grupmoshës 18-23 vjeç, të cilat duhet të jenë më të kujdesshme që ta shmangin ose të marrin masa për ta parandaluar infeksionin.

Leave a Reply