Çfarë shkakton përzierja e vaksinave Covid-19, studiuesit zbulojnë të dhëna interesante
Sipas të dhënave paraprake, individët që morën vaksina të ndryshme COVID-19 për dozat e tyre të para dhe të dyta, përjetuan simptoma më të rënda sesa ata që morën të dyja dozat nga i njëjti prodhues.
Studimi Com-Cov filloi në shkurt për të hetuar dozat alternative të vaksinave të Covid-19, Oxford /AstraZeneca dhe Pfizer. Studiuesit raportojnë se, kur jepen në një interval prej katër javësh, të dy dozat e përziera nxitnin reagime më të shpeshta pas dozës së dytë sesa orari standard i dhënies së dy vaksinave nga i njëjti prodhim.
Simptomat përfshinin reagime si të dridhura, lodhje, dhimbje koke dhe ndjesi ethesh, sipas të dhënave të një grupi kolegësh, të publikuara në ‘The Lancet’. Sidoqoftë, çdo reagim negativ ishte në një kohë shumë të shkurtër dhe nuk kishte ndonjë shqetësim tjetër të rënduar, shtuan studiuesit.
Studimi raporton gjetjet e reaktogjenitetit – si ndihen njerëzit pas vaksinës – dhe jo gjetjet e imunogjenitetit, të cilat vënë re sa mirë ka funksionuar dozimi i përzier në nxitjen e një përgjigjeje imune.
Matthew Snape, profesor i asociuar në pediatri dhe vaksinologji në Universitetin e Oksfordit, tha: “Ndërsa kjo është një pjesë dytësore e asaj që ne po përpiqemi të eksplorojmë përmes këtyre studimeve, është e rëndësishme që të informojmë njerëzit për këto të dhëna, veçanërisht pasi këto vaksina me doza të përziera po merren në konsideratë në disa vende”.
“Rezultatet nga ky studim shtojnë që koha e dozave të përziera mund të rezultojë në mungesë të stafit të punës dhe kjo është shumë e rëndësishme të merret parasysh para se të planifikoni marrjen e dozës së dytë të vaksinës.
E rëndësishme është gjithashtu që asgjë nuk e prek sigurinë e çdo individi që bën vaksinën e dytë, cilado qoftë ajo. Imuniteti rritet edhe në këtë formë dhe ka ndikim të madh.
Ndërkohë, vijon studimi për të vlerësuar edhe përdorimin e rregullt të paracetamolit, i cili zvogëlon frekuencën e këtyre reagimeve”.
Profesori Snape shtoi se numri i simptomave nuk ndryshon shumë në varësi të vaksinës së parë.
“Simptomat janë shumë të ngjashme në të vërtetë, nëse vaksina merret nga dy doza të ndryshme”,- tha ai. “Ndryshojnë paksa në gjendjen e këputjes apo lodhjes, por, në fakt, janë pothuaj të ngjashme tek të gjithë njerëzit.”
Studiuesit thonë se ndërsa të dhënat e studimit u regjistruan në pjesëmarrësit e moshës mbi 50 vjeç, ekziston mundësia që simptoma të tilla të jenë më të përhapura edhe në grupmoshat më të reja.

Leave a Reply