Çfarë janë çrregullimet menstruale?
Amenorreja është mungesa e menstruacioneve. Dallojmë amenorrenë primare, atëherë kur fare nuk është paraqitur, dhe sekondare, kur menstruacionet në fillim kanë qenë të rregullta por më vonë janë çrregulluar apo kanë munguar fare.
Amenorreja konsiderohet atëherë kur menstruacionet nuk paraqiten së paku 3 cikle. Femrën te e cila menstruacionet nuk janë paraqitur deri në moshën 16 vjeçare duhet dërguar te mjeku si dyshim në amenorrenë primare. Ciklet e rralla dhe jo të rregullta (oligomenorreja) janë mjaft të shpeshta në pubertetin e hershëm dhe nuk janë për tu shqetësuar. Po ashtu, gjakderdhja është e ndryshme, dikush gjakderdh më pak e dikush më shumë. Ndonjëherë gjakderdhja mund të mungojë fare, ndërsa në muajin e ardhshëm të jetë më e madhe, që me siguri është pasojë e mungesës së ovulimit në ciklin paraprak.
Brengosëse është nëse ciklet zgjasin më pak se 21 ditë, dhe gjakderdhjet më gjatë se 8-10 ditë ose, ciklet dukshëm ndryshojnë gjatë disa muajve. Këto raste tregojnë një problem me ovulimin.

Leave a Reply