Çfarë i ndodh trupit nëse nuk kryejmë marrëdhënie seksuale
Ashtu si me aktivitetet e tjera, edhe nëse ndalojmë së kryeri marrëdhënie seksuale, trupi dhe mendja jonë nuk do të jenë më njësoj. Por, ato që e pësojnë më tepër nga ndalimi i këtij aktiviteti janë gratë. Pasojat e kësaj dukurie janë:
-Ndiheni të mërzitura
Mungesa e kontaktit fizik mund t’i bëjë disa persona të ndihen të trishtuar dhe të jenë në humor të keq. Kur njerëzit bëjnë seks, kontakti lëkurë me lëkurë i bën femrat të ndihen më të sigurta dhe të mbështetura. Megjithatë, nuk ka asnjë studim që të vërtetojë se mungesa e seksit shkakton depresion klinik.
-Dobësohen muret e vaginës
Ky problem haset më tepër te femrat që janë duke kaluar periudhën e menopauzës. Prandaj, nëse kryeni më pak aktivitet seksual, muret e vaginës dobësohen duke e bërë më pas seksin të dhembshëm. Rekomandohet që gjatë menopauzës jeta seksuale mos të ndërpritet.
-Perioda me shumë dhembje
Kjo është një temë me mjaft diskutime, nëse duhet të kryejmë marrëdhënie apo jo gjatë periodave. Ekspertët këshillojnë që të kryeni marrëdhënie gjatë periodave në mënyrë që të lehtësoni dhembjet e barkut. Nëse rrini për shumë kohë pa aktivitet seksual, do të keni mjaft dhembje gjatë periodave.
-Ndiheni më e stresuar
Shumë persona thonë se seksi është ilaçi më i mirë antistres, dhe në momentin që po këta persona vendosin të heqin dorë nga jeta seksuale, ndihen më të stresuar. Megjithatë, ka edhe gra të cilat e shikojnë seksin si proces stresues. U duket i dhimbshëm dhe e shikojnë si diçka që është për t’u bërë.
-Nuk do të jeni të rrezikuara nga infeksionet urinare
Një lajm i mirë: Seksi është një nga shkaktarët potencial të infeksioneve urinare. Mund të shkojmë të qeta në tualet!/ JoTabu.al

Leave a Reply