ÇFARË ËSHTË NJË AFRODIZIAK?
Përshtati në shqip për JoTabu: Anjela Hajdari
Një afrodiziak është çdo ushqim ose substancë që rrit dëshirën seksuale ose përmirëson performancën seksuale. Termi vjen nga emri grek i perëndeshës së dashurisë, Afërditës.
Ideja se ushqimet dhe substancat e tjera mund të rrisin dëshirën seksuale ka ekzistuar prej shekujsh dhe është e njohur në shumë kultura në mbarë botën. Megjithatë, në shumicën e rasteve, nuk ka shumë të dhëna shkencore për të mbështetur pretendimet se disa ushqime ose substanca kanë efekte të rëndësishme në oreksin ose performancën tonë seksuale.
Llojet e afrodiziakëve
Studiuesit i kanë klasifikuar afrodiziakët në tre kategori kryesore, sipas efekteve të tyre anësore seksuale. Këto kategori janë:
- Substancat që rrisin fuqinë, siç është intensiteti i ereksionit
- Substancat që rrisin kënaqësinë seksuale
- Substancat që nxisin dëshirën seksuale
Afrodiziakët gjithashtu mund të grupohen në bazë të llojit të substancës. Disa nga llojet më të zakonshme të afrodiziakëve përfshijnë:
- Ushqimet që mendohet se rrisin dëshirën seksuale, si çokollata, midhjet dhe mjalti
- Suplemente bimore që mendohet se kanë efekte afrodiziake, si Tribulus, maca ose xhensen.
- Medikamente të përshkruara, si Viagra, të cilat përmirësojnë performancën seksuale
Efektet e afrodiziakëve
Afrodiziakët funksionojnë duke rritur fuqinë seksuale, siç është rritja e ereksionit, dhe duke rritur dëshirën tuaj seksuale dhe kënaqësinë tuaj gjatë aktivitetit seksual. Kjo realizohet në disa mënyra të ndryshme:
- Rritja e qarkullimit të gjakut. Substancat që rrisin fuqinë e bëjnë këtë duke rritur vazodilatimin, që do të thotë se rrisin rrjedhjen e gjakut në një pjesë të trupit që synojnë, siç është penisi.
- Promovimi i lubrifikimit dhe ndjeshmërisë. Substancat që rrisin kënaqësinë seksuale e bëjnë këtë duke lubrifikuar zonën gjenitale dhe duke rritur ndjeshmërinë në atë zonë.
- Ndikimi i hormoneve. Substancat që i japin shtysë dëshirës tuaj seksuale e bëjnë këtë duke ndryshuar ose rritur hormonet seksuale, si testosteroni dhe estrogjeni. Ato gjithashtu ndikojnë në neurotransmetuesit që ndikojnë në dëshirën seksuale, të tilla si dopamina dhe serotonina.
A funksionojnë afrodiziakët?
Ka shumë pak të dhëna për të mbështetur efektivitetin e shumicës së afrodiziakëve.Disa kërkime tregojnë prova për të mbështetur përdorimin e disa ushqimeve, si mollët dhe fëstëkët, për përmirësimin e shëndetit seksual. Provat e kufizuara sugjerojnë se barëra si maka dhe xhensen mund të kenë një efekt të sigurt.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) nuk rregullon bimët ose suplementet bimore, që do të thotë se ato nuk mund të konfirmojnë se përbërësit e listuar në një produkt individual janë të saktë, të sigurt ose po aq efektiv sa reklamohen.
Ka disa medikamente të miratuara nga FDA për të përmirësuar përvojat seksuale, të tilla si Sildenafil (Viagra). Megjithatë, shumë ilaçe të reklamuara për shëndetin seksual nuk janë të miratuara nga FDA, që do të thotë se ato mund të përfshijnë përbërës të pazbuluar ose doza të larta përbërësish që mund të jenë të dëmshëm për shëndetin tuaj.
Është e rëndësishme të mbani në mend se marrja e suplementeve bimore ose medikamenteve të tjera mund të ndërveprojë me medikamentet që po merrni aktualisht. Flisni me mjekun përpara se të provoni një suplement ose ilaç të ri.
Shembuj të afrodiziakëve
Ka shumë ushqime, barishte, medikamente dhe ilaçe rekreative që konsiderohen si afrodiziakë. Disa kërkime mbështesin përdorimin e më të zakonshmeve.
1.Ushqimet
Shumë ushqime konsiderohen si afrodiziakë. Fatkeqësisht, ka pak kërkime për të mbështetur këto pretendime.
Disa nga ushqimet që konsiderohen të kenë cilësi afrodiziake përfshijnë:
- Cokollatë
- Kafe
- Luleshtrydhet
- Mjaltë
- Midhje
- Stikat
- Mollët
Midis kësaj liste, mollët kanë më shumë dëshmi për përmbajtjen e cilësive afrodiziake. Një studim zbuloi se ngrënia e një molle në ditë përmirëson shëndetin e përgjithshëm seksual në një kampion prej mbi 700 femrash midis moshës 18-43.
Fistikët kanë edhe disa të dhëna premtuese pas tyre si afrodiziak. Hulumtimet kanë zbuluar se konsumimi i fëstëkut mund të përmirësojë funksionin erektil te meshkujt me mosfunksionim erektil.
2.Bimët
Ka shumë barishte dhe erëza që supozohet se rrisin dëshirën seksuale, kënaqësinë seksuale dhe performancën seksuale. Disa nga më të njohurit përfshijnë:
- Tribulus terrestris
- Lepidium meyenii (Maca)
- Xhinko
- Xhensen Panax
- Myristica fragrans (arrëmyshk)
- Phoenix dactylifera (Hurma)
- Crocus sativus (Shafran)
Fatkeqësisht, për shumicën e këtyre bimëve, ose nuk ka asnjë hulumtim mbi efektivitetin e tyre si afrodiziak, ose kërkimi bazohet vetëm në studimet e kafshëve, jo në studimet tek njerëzit.
Një përmbledhje e provave për afrodiziakët më të njohur të tregtuar në SHBA zbuloi se katër barishtet që kishin të dhënat më premtuese pas tyre ishin Tribulus, maca, xhinko dhe xhensen.
3.Medikamente
FDA ka miratuar disa ilaçe që kanë cilësi afrodiziake. Disa nga këto medikamente rrisin fuqinë seksuale dhe ndihmojnë në trajtimin e disfunksionit erektil, duke përfshirë:
- Sildenafil (Viagra)
- Vardenafil (Levitra, Staxyn)
- Tadalafil (Cialis)
- Avanafil (Stendra)
Për më tepër, FDA ka miratuar dy medikamente për përdorimin e përmirësimit të libidos seksuale tek gratë para menopauzës. Këto janë:
- Flibanserin (Addyi)5
- Bremelanotide (Vyleesi)
Përmbledhje
Një afrodiziak është një substancë që mund të rrisë performancën seksuale, dëshirën dhe kënaqësinë. Përdorimi i afrodiziakëve ka qenë i përhapur për një kohë shumë të gjatë në shumë kultura.
Shembuj afrodiziakësh përfshijnë ushqime si çokollata dhe midhje, barishte si Maca dhe xhensen, dhe medikamente si Viagra. Megjithatë, shumica e afrodiziakëve nuk janë të miratuar nga FDA dhe nuk kanë prova të mjaftueshme për të mbështetur efektivitetin e tyre.
Nëse jeni të interesuar të merrni një afrodiziak për të përmirësuar funksionin seksual, është më mirë të konsultoheni me një mjek. Ata mund të konfirmojnë nëse afrodiziaku është i sigurt për t’u konsumuar ose nëse mund të ndërveprojë me ndonjë medikament që po merrni.
Burimi: Health
Leave a Reply