Çfarë dihet për variantin “Mu” të Covid-19 që po monitorohet nga OBSH?
Organizata Botërore e Shëndetit po monitoron një variant të ri të Covid-19, i identifikuar si “Mu”, shkronja e 12 në alfabetin grek. Ky variant njihet në gjuhën shkencore si B.1.621 dhe është i klasifikuar në pesë “variantet e interesit” nga OBSH. Sipas OBSH-së, ky variant i COVID-19 ka mutacione që kanë shfaqur rezistencë ndaj vaksinave anti-COVID, ndërkohë që thekson se nevojiten më shumë hulumtime për të.
Ky i fundit është zbuluar për herë të parë në Kolumbi, në fillim të vitit, ndërsa tashmë janë raportuar raste edhe në Evropë.
Edhe pse ky variant përbën 0.1 për qind të të gjitha infeksioneve globale Covid-19, ai është përhapur gjerësisht në Kolumbi dhe Ekuador, me prevalencë 39% të rasteve në Kolumbi dhe 13% në Ekuador.
Shkencëtaret dhe zyrtarët e shëndetësisë po hulumtojnë nëse varianti Mu është më i transmetueshëm ose shkakton sëmundje më serioze se varianti Delta, i cili po dominon aktualisht të gjithë botën.
Burimi: DW / JoTabu.al
Leave a Reply