14.Faktorët biologjikë
Zhvillimet anatomike që ndodhin tek femrat nga fëmijëria deri në moshën e rritur i bën ato më të ekspozuara dhe vulnerabël ndaj IST (Panchaud 2000, CDC 2012a). Mosha mesatare e fillimit të kryerjes së mardhënieve seksuale është ulur gjatë 30 viteve të fundit, duke rritur rrezikun për infeksione tek adoleshentët…
13.Edukimi seksual
“Edukimi seksual” është përkufizuar si një përqasje e përshtatshme nga pikëpamja moshore, kulturalisht relevante për të mësuar rreth seksit dhe marrëdhënieve duke siguruar kujdes shkencor, realist dhe informacion jo gjykues. Edukimi seksual siguron mundësi për të eksploruar qëndrimet dhe vlerat e vetvetes dhe për të fituar shprehi vendimarrëse, komunikative të…
11.Termi seksualitet
Një koncept gjithëpërfshirës sugjeruar nga OBSH-ja.“Seksualiteti është një aspekt qendror i të qënit njerëzor gjatë gjithë jetës që përfshin seksin, identitetin gjinor, rolet, orientimin seksual, erotikën, kënaqësinë, intimitetin dhe riprodhimin. Seksualiteti përjetohet dhe shprehet në mendime, fantazi, dëshira, besim, qëndrime, vlera, sjellje, praktika, role dhe marrëdhënie. Ndërkohë që seksualiteti mund…
10.Çfarë është shëndeti seksual?
Shëndeti seksual është një gjëndje e mirëqënies fizike, emocionale, mendore dhe sociale në marrëdhënie me seksualitetin, nuk është vetëm mungesa e sëmundjes apo mosfunksionimi. Shëndeti seksual kërkon një përqasje pozitive dhe respektuese ndaj seksualitetit, marrëdhënieve seksuale, po ashtu të kesh mundësi për të ndjerë kënaqësi, eksperienca të sigurta seksuale, të…
9.Çfarë do të thotë seks?
Seksi i referohet karakteristikave biologjike që përcaktojnë njerëzit si femra apo meshkuj.. Në përdorim të përgjithshëm në shumë gjuhë, termi seks shpesh përdoret për të nënkuptuar “aktivitet seksual”, por për qëllime teknike në kontekstin e diskutimeve të seksualitetit dhe shëndetit seksual, është e preferuar. Burimi: OBSH
8.Metoda kontraceptive
Metodat e kontracepsionit janë mjete ose metoda që lejojnë të mënjanohet shtatzania gjatë një periudhe kohore të dëshiruar (përkohësisht ose përfundimisht). Metodat kontaceptive janë femërore dhe mashkullore (Vatra, 2000). 6 Në janar 2002, Organizata Botërore e Shëndetit organizoi takime teknike konsultative si pjesë e një iniciative gjithëpërfshirëse, e cila synonte…
7.Planifikim familjar
Planifikimi familjar kupton aftësinë e individëve dhe çifteve për të patur numrin e dëshiruar të fëmijëve dhe lindjen e tyre në kohën që ato dëshirojnë, të drejtën për akses ndaj metodave efektive të sigurta, të përballueshme të kontracepsionit (UNFPA, 2001). Planifikimi familjar mund të përkufizohet si tërësia e mjeteve dhe…
6. Infeksione seksualisht të transmetueshme: IST APO SST
Infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST) janë infeksione të cilat përhapen, nga një person tek një tjetër, kryesisht nëpërmjet kontaktit seksual. Disa prej (IST), në mënyrë të veçantë HIV-i dhe sifilizi mund të transmetohen nëpërmjet gjakut, nga nëna tek fëmija gjatë shtatzanisë, lindjes apo ushqyerjes me gji (WHO, 2011). Sipas fjalorëve…
